"Sherr" për emigrantët, Basha-
Ramës: Përparësi absolute e PD

Ramës: Përparësi absolute e PD">
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur për mediat në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD. Basha është ndalur edhe sot te Reforma Zgjedhore, duke iu përgjigjur kryeministrit Edi Rama për votimin e emigrantëve. 

“Të mendosh se Edi Rama e do Reformën Zgjedhore kjo është një gënjeshtër e pastër. Votimi elektronik është përparësi absolute, dhe vetëm përmes tij do të mundësojmë dhe objektivin tonë të shpallur prej fitesh, votimin e emigrantëve shqiptarë, që është përparësi absolute e PD”, tha Basha”, tha Basha.

Ndërkohë, një ditë më parë Basha vuri tre kushte për Reformën Zgjedhore: votimin dhe numërimin elektronik, uljen e rolit të kryetarëve dhe përfaqësimin e lartë të qytetarëve.

Në reagimin ndaj tij, Rama tha se kushti parësor duhet të jetë vota e emigrantëve, duke shtuar se nuk pranon kushte nga një palë për Reformën Zgjedhore, e cila sipas tij, është pjesë e paketës së 18 majit. 

Lulzim Basha foli në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Kreu demokrat tha se PD është e hapur dhe do të bëjë gjithçka për të gjithë ata që duan të kontribuojnë.

“PD ka qenë dhe është e hapur dhe do të bëjë gjithçka që kushdo që do të kontribuojë të gjejë veten e saj ose të tij në çdo formë përfaqësimi, nga forumet më të larta e deri tek aktiviteti i anëtarëve të Partisë Demokratike”, tha kreu Basha.

Më tej, ai zbuloi një ndër temat e diskutuara në mbledhjen e grupit të PD, ku tha se kishte të bënte me rregullimin e çështjen e zgjedhjeve. Basha tha me tone të ashpra se Reforma Zgjedhore duhet të bëhet me urgjencë. 

“Diskutuam për rregullimin e çështjes së zgjedhjeve, që të goditet krimi. Do të nisim konsultimet politike, të cilat do t’i zgjerojmë më pas edhe me qytetarët. Reforma zgjedhore duhet të behet me urgjencë”, tha Basha.

Ndërsa u ndal te marrëveshja e 18 majit me Edi Ramn, kreu i demokratëve deklaroi se ajo vdiq, pasi kryeministri shkeli thelbin e saj duke blerë vota.

“Marrëveshja vdiq, pasi Edi Rama shkeli thelbin e saj duke blerë vota.  Ai bleu votat e shqiptarëve. Nuk po goditen bandat kriminale, pasi ata mbështetën Ramën në zgjedhje".



  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid