Sherr për pronën në Pezë/ 58-vjeçari dhunon vëllain dhe mbesën, djali qëllon me armë ndaj xhaxhait

Sherr për pronën në Pezë/ 58-vjeçari dhunon vëllain dhe mbesën, djali qëllon me armë ndaj xhaxhait

Një ngjarje e rëndë është parandaluar ditën e sotme në nga Policia e Tiranës.

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se në fshatin Maknor, në Pezë, 58-vjeçari Petrit Sinani, është konfliktuar për motive pronësie me vëllain e tij, Xh. S., dhe gjatë konfliktit ka dhunuar fizikisht mbesën e tij (vajzën e shtetasit Xh. S.) duke i shkaktuar lëndime në trup.

Policia ka vënë në pranga 58-vjeçarin, si dhe ka shpallur në kërkim djalin e tij Endi Sinani ka thyer xhamat e mjetit të xhaxhit, si dhe ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij.

“Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Dhunë në familje” në ngarkim të Petrit Sinani, dhe veprat penale “Shkatërrim prone”, “Kanosje”, “Prishje e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”, në ngarkim të Endi Sinanit.”,-thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja