Konflikti për një vijë uji i ka marrë jetën një 60-vjeçari nga Gjirokastra. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme (17 qershor) në fshatin Labovë dhe sipas informacioneve të para viktimë e konfliktit ka mbetur shtetasi i identifikuar si K. Xhavara.

Mësohet se 60-vjeçari është qëlluar me sende të forta nga Janaq Koleta 67 vjeç, i cili fillimisht u largua, por më pas u arrestua nga policia.

Xhavara u dërgua në spitalin e Gjirokastrës pa shenja jetë dhe pas verifikimeve rezultoi se ai ishte vrarë pas konfliktit që kishte me 77-vjeçarin.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.