"Sherr" sekret, Aliko presion me
dorëheqjen, Tahiri: Ndihmo policinë

dorëheqjen, Tahiri: Ndihmo policinë">
TIRANE- Zbulohen prapaskenat në takimin e Gjirokastrës, mes kreut të Komunës së Lazaratit, Dasho Aliko dhe ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Burime nga takimi kanë bërë të ditur për “Shqiptarja.com” se: “Kreu i Komunës së Lazaratit, Dasho Aliko ka deklaruar se, do të dorëhiqet nga detyra që ai mban aktualisht”.

“Kërcënimi” i Alikos është bërë gjatë takimit me ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri të zhvilluar mesditën e djeshme në Gjirokastër. Por pjesëmarrësit në këtë takim, nuk e kanë pranuar kërkesën e Alikos, duke i kërkuar atij që të rrinte në krye të detyrës që kishte dhe të kountribuonte në qetësimin e situatës, ku është përfshirë ditët e fundit Lazarati.

Ndërkaq, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka deklaruar se, sipas ligjit Aliko ka përgjegjësi në lidhje me situatën e krijuar dhe duhet të japë ndihmën e tij. Pas takimit, ministri Saimir Tahiri i është përgjigjur edhe interesimit të medias në lidhje me takimin dhe situatën në Lazarat.

Mund të na thoni diçka më konkretisht lidhur me takimin me zotin Aliko?
Ministri Tahiri: I kujtova përgjegjësitë që ka para ligjit, i kujtova detyrën që duhet të kryejë dhe i kujtova që këto janë momente për t’u gjendur në krah të Policisë së Shtetit dhe në krah të ligjit. Në të kundërt, janë të gjithë përballë, në krah me kriminelët dhe do të konsiderohen si të tillë.

A do të vijojë edhe gjatë ditëve të tjera operacioni i ndërmarrë?
Operacioni përfundon kur çdo centimetër katror i Lazaratit të jetë nën kontrollin e shtetit dhe kur ligji të vlejë siç vlen në çdo centimetër katror të Republikës së Shqipërisë.

Sa persona janë të ndaluar?
Operacioni vazhdon.

Sa i rëndësishëm ky operacion në kohën kur jemi në momentet e marrjes së statusit të vendit kandidat?
Ne po u tregojmë qytetarëve shqiptarë që ligji vlen për të gjithë. Po i tregojmë shoqërisë se ka një anë të drejtë në këtë shoqëri dhe duhet të ketë, pa asnjë dyshim, një front qytetarësh para të gjithave, që mbron barazinë para ligjit për të gjithë qytetarët shqiptarë. Integrimi evropian është pikërisht ky: lufta kundër krimit, lufta kundër krimit të organizuar dhe kundër trafiqeve. Ne jemi shumë të vendosur ta bëjmë këtë.

Unë do t’ju kërkoja edhe njëherë mirëkuptim juve, - ju falënderoj shumë, sepse kjo është sakrificë edhe për ju, por këto janë momente të rëndësishme për të gjithë, - që të raportoni me përpikmëri dhe më saktësi atë që ndodh, duke ndihmuar edhe ju shoqërinë, duke ndihmuar edhe ju qytetarët, duke ndihmuar veçanërisht ata që janë në Lazarat dhe që mbahen peng nga ai grusht kriminelësh që iu ka ardhur ora.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 18 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Vendimi i parë që do marr kur të vij në pushtet, është rihapja e TikTok

Sali Berisha: Vendimi i parë që do marr kur të vij në pushtet, është rihapja e TikTok