Sherr te 'Imsi Catcher' mes Dogjanit
dhe Ndreut "Injorant, debil, burgaxhi'

Sherr te 'Imsi Catcher' mes Dogjanit<br />dhe Ndreut
Ka degjeneruar në sharje personale mbledhja e radhës së komisionit hetimor për pajisjen e përgjimit 'Imsi Catcher'.
 
Sherri mes Asllan Dogjanit të PD-së dhe Pjerin Ndreut të PS-së, shkaktoi dhe largimin e maxhorancës nga komisioni.
 
Ai lindi fill pas pyetjes së Dogjanit se cilat ishin targat e makinave të forcave operacionale për të verifikuar nëse përputhet me targën e shënuar në këtë dokument ku faktohet sipas PD-së futja e makinës me pajisjen 'Imsi Catcher' në disa prej burgje për të matur cilësinë e ajrit.
 
Në komisionin hetimor të drejtuar nga Flamur Noka këtë martë raportuan Ardian Cipa.
 
Drejtor i hetimit të krimit të organizuar në polici, Artion Duga shefi i forcave operacionale dhe Eduart Goga.
 
Shef i sektorit të Teknologjisë dhe Trajnimeve nw Forcat e Posaçme Opracionale ashtu si ministri Tahiri dhe drejtori i policisë një ditë më parë, ata kishin të njëjtën përgjigje.
 
Gjatë gjithë mbledhjes e cila përfundoi pa konkluzion, opozita ripërsëriti akuzën se ishte përgjuar kreu i kuvendit meta dhe ish kryeministri Berisha.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik