Sherret për FRPD/Basha: Mos përdorni
emrin tim, në garë të gjithë të barabartë 

Sherret për FRPD/Basha: Mos përdorni<br />emrin tim, në garë të gjithë të barabartë 
Përplasjet verbale mes mbështetësve të kandidatëve për kryetarin e ardhshëm të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, kanë bërë që kryetari demokrat, Lulzim Basha të thërrasë në një takim në selinë e PD, 6 kandidatët. Në takimin e zhvilluar më dyer të mbyllura, kanë marrë pjesë kandidatët për kryetar të FRPD, Ervin Salianji, Belind Këlliçi, Oriela Nebijaj, Enri Ceno, Greta Koçi dhe Lisandër Hoxha. Burime pranë PD thanë për “Shqiptarja.com” se Basha ka qenë i prerë në mesazhet e tij, se asnjë prej kandidatëve nuk do të ketë mbështetjen e tij, ndryshe nga sa spekulohet, dhe se gara do të jetë e barabartë për të gjithë. “Mesazhi im është i qartë dhe konkret. Jeni bërë pjesë e një gare zgjedhore, për një nga strukturat ndër më të rëndësishmet e Partisë Demokratike, FRPD-në.

Zgjedhjet do të jenë të lira dhe demokratike. Por, asnjë prej jush nuk do të shfrytëzojë potencialet e Partisë Demokratike, për këtë garë”, mësohet të jetë shprehur Basha, duke kërkuar nga 6 kandidatët e FRPD, që asnjë prej tyre të mos përmendë emrin e tij për mbështetje në zgjedhje. gjithashtu, Basha ka bërë edhe një sqarim se të vetëshpallurit kandidatë, sipas udhëzimit të PD që mban datën 6 tetor, nuk janë zyrtarisht kandidatë. Sipas tij, fushata për FRPD do të nisë vetëm pasi të jetë finalizuar procesi i anëtarësimeve të reja, i cili do të zgjasë deri në datën 12 Nëntor. Gjithashtu, pas takimit me kandidatët për FRPD, kryetari demokrat ka thërritur një tjetër takim, por këtë herë me grupet e punës që do të organizojnë zgjedhjet për kryetarin e Forumit. Basha ka kërkuar që të shqyrtohen ankesat e bazës lidhur me anëtarësimin e të rinjve, pas dyshimeve se grupet e punës po i kryejnë anëtarësimet në mënyrë të njëanshme, në mbështetje të njërit prej kandidatëve.
 

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal