Sherret për FRPD, Basha: Kush më 
 përdor emrin, s'meriton asnjë votë

Sherret për FRPD, Basha: Kush më <br /> përdor emrin, s'meriton asnjë votë
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike i ka tërhequr “veshin” dje tre kandidatëve në garën zgjedhore për kryetarin e ri të Forumit Rinor, që të mos përmendin emrin e tij apo të zyrtarëve të tjerë të PD, tek strukturat rinore, si në mbështetje të njërit apo tjetrit kandidat. Nga Konventa e FRPD-së në Elbasan, Basha i bëri thirrje të rinjve demokratë që të mos e votojnë atë kandidat që shkon përpara tyre me “favorin” e mbështetjes së kryetarit apo deputetit.

“Kush është qëndrimi i Partisë Demokratike në këtë garë? Çfarë mendoj unë, çfarë mendon Aureli, çfarë mendojnë drejtuesit e tjerë, çfarë mendojnë deputetët e tjerë? Nuk ka pikë rëndësie! Rëndësi ka vota juaj, rëndësi ka gjykimi juaj. Ndaj kushdo që pretendon të kundërtën nuk po ju thotë të vërtetën, e duke qenë se nuk po thotë të vërtetën nuk meriton asnjë sekondë të vëmendjes tuaj dhe aq më pak të votës tuaj”, u shpreh Basha.

Kreu demokrat pranoi se ka patur jo pak herë momente tensioni mes kandidatëve, por theksoi ai, se kush do të jetë kryetari i ardhshëm i FRPD është në dorë të anëtarësisë.

“Në këto 16 debate temperatura ka ardhur duke u ngritur, jo jashtë se jashtë është duke rënë, por në sallën e garave dhe jashtë sallave ku kandidatët dhe stafet e tyre janë përballur dhe përballen ethshëm. Kush e ka në dorë se kush do të jetë kryetari i ardhshëm i Forumit Rinor Demokrat? Ju e keni në dorë, gjithsecili prej jush e ka në dorë me votën tuaj e merrni këtë përgjegjësi, me votën tuaj e shkarkoni përgjegjësinë në kutitë e votimit dhe pastaj e kërkoni që të shkojë deri në fund”, tha Basha, duke shtuar se Partia Demokratike po kultivon traditën e votës së lirë. “Kjo është një traditë e bukur e moçme sa demokracia europiane, por është një traditë e cila akoma duhet të zërë rrënjë në Shqipërinë tonë”, tha Basha.
 
Fiton Salianji
Konventa zgjedhore e Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Elbasan është fituar nga kandidati Ervin Salianji. Nga 325 të rinj demokratë të Qarkut të Elbasanit të cilët morën pjesë në kuvendin e FRPD, në përfundim të numërimit të votave, Ervin Salianji mori 159 vota. Pas tij, i dyti u rendit Belind Këlliçi me 107 vota, ndërsa e treta, Oriela Nebijaj me 59 vota. Pavarësisht kësaj fitoreje të Salianjit, në rang kombëtar kryeson Belind Këlliçi me 199 vota kur kanë mbetur edhe 4 konventa zgjedhore deri në përfundim të procesit për kryetarin e ardhshëm të FRPD. Sot zgjedhjet për FRPD zhvendosen në Durrës, për tu pasuar nesër në Mrditë, dhe në përfundim në Fier dhe Tiranë, përkatësisht në datën 3 dhe 6 dhjetor.
 
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 01 Dhjetor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Pas 10 vitesh Jens Stoltenberg largohet nga drejtimi i NATO, Mark Rutte zyrtarisht sekretari i ri: Ukraina dhe aleancat do jenë 3 prioritetet

Pas 10 vitesh Jens Stoltenberg largohet nga drejtimi i NATO, Mark Rutte zyrtarisht sekretari i ri: Ukraina dhe aleancat do jenë 3 prioritetet