I riu Kolë Fermosi 28 vjeç ështe vrarë me thikë nga Kristjan Shkambi, 24 vjeç në Hot të Ri të rrethit të Shkodrës mesnatën e djeshme, që përkonte edhe me festën e Pashkës.

Dy të rinjtë kanë debatuar për shkaqe banale në një lokal të zonës.

Goditja me thikë ka qenë fatale për 28 vjeçarin Fermosi.

Autori i krimit është arrestuar nga policia. 

shkoder autori1.jpg" style="height:557px; width:620px" />
Autori i dyshuar i ngjarjes Kristjan Shkambi


Pamje nga zona ku ndodhi krimi në Hot

Njoftimi i Policisë

Më datë 02.04.2018 rreth orës 00.30 në fshatin Hot, Shkodër, pas një konflikti për motive të dobëta, është goditur me mjete prerëse (thikë) shetasi K. F. 28 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen në Spitalin Rajonal Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore kanë identifikuar dhe arrestuar autorin e kësaj ngjarje, shtetasin:

Kristjan Shkambi, 27 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.


Pamje nga zona ku ndodhi krimi në Hot

Autori i dyshuar i ngjarjes Kristjan Shkambi