Debati i brendshëm që ka mbërthyer Partinë Demokratike ka lënë pezull një sërë procesesh që priteshin të përfundonin në selinë blu, pas një faze riorganizimi që kjo e fundit u përfshi pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.
Lulzim Basha u rikonfirmua në krye të PD për herë të tretë, proces që u pasua nga zgjedhja e Këshillit të ri Kombëtar, e më pas e kupolës drejtuese: Kryesia e re dhe 4 nënkryetarët.
Por vendimi i kryedemokratit Lulzim Basha për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar më 9 shtator hoqi vëmendjen nga procesi i radhës në të cilin gjatë muajit të kaluar do të përfshihej baza e PD: zgjedhja e drejtuesve lokalë.
“Brenda datës 1 Shtator , Sekretariati Organizativ i Partisë i paraqet Kryesisë informacion të plotë për gjendjen dhe veprimtarinë e strukturave vendore të partisë, si dhe i propozon, sipas rastit, zgjedhje të reja në strukturat vendore të Partisë. I gjithë procesi i analizës dhe, aty ku është rasti, i ristrukturimit të organeve vendore të Partisë, përfundon brenda datës 30 Shtator 2021” thuhej në vendimin e marrë në qershor të këtij viti dhe që mban firmën e kryedemokratit Basha e Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhit.
Ky proces duket se do të bëhet akoma e më vështirë tashmë që vendimi për Berishën ka prekur edhe krerët e degëve, shumë prej të cilëve kanë dalë hapur në krah të tij duke kundërshtuar Lulzim Bashës, si kreu i degës së Fierit Luan Baçi, ai i Vlorës Genc Deromema, apo edhe Dashamir Aliko i Gjirokastrës.
Kjo mund të jetë sfida e radhës e Lulzim Bashës, i cili teksa po përballet me kritika në selinë qendrore, do të duhet të mirëmendojë edhe drejtuesit në niveleve lokale të partisë për të patur në degë një PD të gatshme për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Pjesë e dokumentit të firmosur nga Lulzim Basha për analizën brenda partisë pas zgjedhjeve të 25 prillit.
K.T./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
49.4%
-
Jo
48.4%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 7955
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Adriatik Doçi: Si u përmbush profecia e Berishës në 2001 se Ilir Meta do t'a kalonte jetën prapa hekurave! A është ky sikleti që nuk e viziton në burg?
11 Janar, 15:06
-
SPAK rrëzoi akuzat për Olsi Ramën, Berisha sulmon Dumanin: U bë anëtar i bandës së ‘Xibrakës’
11 Janar, 14:54
-
Tjetër kallëzim në SPAK për Berishën, avokati Beqiri çon dosjen: Ka falsifikuar datën e lindjes, krim që dënohet deri në 4 vite burg
11 Janar, 14:11
-
Rama ironizon Berishën nga Elbasani: Të shfaqet në kala, të këndojë këngën e kukuvajkës me pamjen e kanarinës
11 Janar, 13:10
-
Ervin Salianji letër nga qelia 6: Turinjtë e varur të qeverisë dhe garancitë që jep opozita
11 Janar, 11:22
-
Lulzim Basha i bashkohet lutjeve për Kryepeshkopin Anastas Janullatos
10 Janar, 21:11
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Tabaku: Qeveria gënjen, si e sajoi propaganda e saj uljen e çmimit të energjisë me 1 lek, ja 3 masat që propozojmë!
10 Janar, 15:19
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, Berisha: Do votojmë çdo ndryshim! Jemi në negociata
10 Janar, 13:48