Një konflikt i agravuar mes fqinjëve përfundoi në tragjedi në San Polo, një fshat i ArezzoItali. Një 59-vjeçar me origjinë shqiptare dyshohet se ka tentuar të ‘sulmojë’ me buldozer shtëpinë e fqinjit, duke i shkaktuar dëme të rënda strukturore dhe duke dëmtuar disa makina në pronësi të fqinjit.

Sipas mediave Gëzim Dodoli, 59 vjeç, është shqiptari i cili mbeti i vrarë nga fqinji i tij, ndërsa  autori i ngjarjes së rëndë, është identifikuar Sandro Mugnai, 53 vjeç.

Ky i fundit e ka qëlluar me çifte gjahu duke e lënë të vdekur. 53-vjeçari italian është arrestuar nga policia për vrasje. Ai dyshohet se ka qëlluar nga dritarja e shtëpisë së tij dhe arma ishte me leje.

Mësohet se rreth orës 20:30, moment kur 59-vjeçari shqiptar po ngiste buldozierin dhe po i dëmtonte shtëpinë, të paktën pesë të shtëna janë dëgjuar nga banesa e italianit, 4 prej të cilave përfunduan në trupin e 57-vjeçarit nga Shqipëria.

Arma dhe gëzhojat e gjetura në vendngjarje u sekuestruan. Autoriteti gjyqësor ka urdhëruar hetimet mjeko-ligjore të rastit të cilat do të kryhen në ditët në vijim në mjekësinë ligjore të spitalit të Sienës. Në vendngjarje kanë qenë edhe zjarrfikësit, të cilët kanë ndalur motorin e buldozerit, i cili ka mbetur i ndezur dhe ka detyruar njerëzit të largohen nga banesat e tyre. I arrestuari është dërguar në burgun e Arezzo-s.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:59
Zbulohet identiteti i shqiptarit që u vra nga fqinji në Itali pasi i dëmtoi shtëpinë me ekskavator

Gëzim Dodoli, 59 vjeç, është shqiptari i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e së enjtes në Itali nga fqinji i tij. Mediat italiane kanë publikuar edhe emrin e autorit të ngjarjes së rëndë, i cili është Sandro Mugnai, 53 vjeç.

Gëzim Dodoli u qëllua për vdekje me pushkë nga Sandro Mugnai pasi shqiptari tentoi t’i shkatërronte shtëpinë me ekskavator.

Famulltari i zonës, Don Natale Gabrielli tregon për mediat italiane se dy familjet dikur kishin hyrje-dalje. 

“Kam shkuar disa herë të ha tek të dyja familjet. Fëmijët, sot të rritur, shërbenin në meshë me mua dhe rrinin në famulli. Më pas familja Dodoli u transferua në Milano, por prej disa kohësh, Gëzimi ishte kthyer i vetëm. Se çfarë ndodhi nuk e di, por di që ndoshta Sandro donte të mbronte familjen e tij. Çatia po binte për shkak të goditjeve të ekskavatorit, do të kishin vdekur të gjithë të shtypur”, thotë ai.