Sherri me grushta, policia e Kosovës kërkon ndihmë për kapjen e Noizyt dhe Bahtjar Bajraktarit

Sherri me grushta, policia e Kosovës kërkon ndihmë për kapjen e Noizyt dhe Bahtjar Bajraktarit

Reperi Noizy, është shpallur në kërkim nga autoritetet në Kosovë pas përleshjes që ndodhi në një klub nate në Pejë.

Ai po kërkohet për shkak se dyshohet që bashkë me disa persona të grupit të tij kanë rrahur brutalisht Muhamet Isenin, i njohur në “TikTok” si Medi, bashkë me mikun e tij Bekim Hardergjonajn.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e Noizyt dhe Bahtjar Bajraktarit.

Policia njofton se tё pandehurit kërkohen për veprën penale: Lёndim i rёndё trupor.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, E-mail adresa: [email protected]”, apleon policia.

M.Q./G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!