Reperi i njohur Rigels Rajku, ndryshe Noizy, është shoqëruar për në polici këtë të shtunë.

Artisti akuzohet se së bashku me 7 persona të tjerë, dhunoi brutalisht Muhamet Isenin, i njohur në “TikTok” si Medi, bashkë me mikun e tij Bekim Hardergjonajn brenda një klubi nate në Pejë në orët e para të mëngjesit të 2 Gushtit.

Me anë të një postimi në InstaStory, Noizy ka njoftuar anulimin e performancës së tij në një klub në Ferizaj, për shkak se po shoqërohej për në polici.

Medi Iseni akuzon se “u pre në besë” nga reperi tjetër shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij, shkruan KlanKosova.