Kleviol Ahmeti, i njohur ndryshe si Cllevio Serbiano, 36-vjeç që është arrestuar pasi theu masën e arrestit në shtëpi dhe u përfshi në sherr me reperin Noizy, dhe që dyshohet për vendosjen e tritolit në bizneset e këtij të fundit në Durrës ka qenë më parë i përfshirë në një rast trafiku droge. Në vitin 2014, aeroplani i llojit Piper ishte rrëzuar në Divjakë, që po transportonte drogë dhe armë, teksa drejtohej nga piloti italian, Giorgio Riformato, ndërsa hetimet e zhvilluara zbuluan se pas këtij rrëzimi fshihej një grup kriminal i trafikut të drogës, ndër të arrestuarit ishte edhe Ahmetaj.
Asokohe në pranga ranë disa shtetas shqiptarë si bashkëpunëtorë të pilotit italian, në mesin e të cilëve edhe Cllevio dhe u dënuan në total me 47 vite burg – reperi u dënua me 10 vjet burg. Ata ishin të bashkëpandehurit e pilotit italian, por u gjykuan në një proces të veçuar. Të gjithë këtyre personave iu ul dënimi me 1/3 nga gjykimi i shkurtuar që kishin përfituar. Kështu, Ahmeti e kreu dënimin me burg prej gjashtë vitesh dhe doli në vitin 2020 për të vazhduar me projektet muzikore.
Ai ishte arrestuar sërish në mars të vitit 2021 nga policia në Lushnje, pasi është kapur duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, ndërsa gjatë kontrollit “u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe tre armë të ftohta (thika)”. Pas kryerjes së dënimit prej 13 muajsh, Cllevio u lirua nga burgu në prill të vitit 2022.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Shpërthim me tritol në lokalin ‘Rigels Shisha Lounge’ dhe në butikun 'Illyrian' në Durrës, në pronësi të reperit Noizy! Këngëtari pak ditë më parë u përfshi në sherr Cllevion
/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.6%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3563
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident në Tiranë-Durrës, automjeti tenton të parakalojë, por kamioni e ngjesh pas trafik-ndarëses (VIDEO)
14 Janar, 16:03
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë kapet brenda 24 orëve në Porto Romano! Erdhi nga Tunizia me dy anije! Në kërkim 4 organizatorët, arrestohen marinarët (EMRAT + VIDEO)
14 Janar, 09:12
-
Rama në Romë, merr pjesë në prezantimin e ‘Giro d'Italia’, kryeministri: Sporti italian ka pasur influencë të jashtëzakonshme në Shqipëri! Tajani: Gati t’ju presim në BE
13 Janar, 18:35
-
Sekuestrohen 670 tonë naftë kontrabandë në Porto-Romano, erdhi me anije nga Tunizia e fshehur mes çimentos! Arrestohet kapiteni e dy marinarë, në kërkim 2 organizatorët (EMRAT+VIDEO)
13 Janar, 14:02
-
Rama: Ndërtimi i dy unazave të Durrësit, nxitje zhvillimit dhe lehtësim i trafikut
13 Janar, 13:28
-
Trafik kokaine në Itali, GJKKO i komunikon 'arrestin në burg', Kreshnik Farruku: Nuk jam unë ai që pretendoni
13 Janar, 13:12
-
Çeki/ Shpërthimi i propanit në një restorant, 6 të vdekur 8 të plagosur (VIDEO)
12 Janar, 14:24
-
VIDEOLAJM/ Shpërthim në një pikë karburanti në Jemen, 10 të vdekur, 65 të plagosur
12 Janar, 12:11
-
RENEA arreston Kreshnik Farrukun me urdhër të SPAK! Prangosja me kërkesë të prokurorisë së Firences! Gjykata e Durrësit e kishte lënë në arrest shtëpie
12 Janar, 09:22
-
Moti i Keq/ Vendi përfshihet nga shiu e bora, bllokohet bypass i Murrizit e 'Rruga e Arbrit', edhe Vlora nën ujë! Pezullohet mësimi në 77 shkolla
12 Janar, 08:34
-
Nesër mot i keq me reshje shiu dhe erë, anulohen lundrimet Durrës-Bari dhe anasjelltas, tragetet rinisen të hënën
11 Janar, 17:38
-
Rijetëzimi i Kalasë së Elbasanit, nënshkruhet marrëveshja! Rama: Më shumë vizitorë, 200 vende sytë tek ne për Giro d'Italia
11 Janar, 13:04