Shkëndi Memaj, e ëma e Albert Memaj që u përfshi në sherrin me katër vëllezër mbrëmjen e djeshme në Berat, ka rrëfyer se si ndodhi ngjarja. Ajo thotë se katër vëllezërit i kanë ndihmuar sa herë kishin nevojë dhe se nuk kanë patur konflikte të mëparshme, por dje kishin shkuar të dehur në dyqanin e tyre. Sipas saj, vëllezërit u konfliktuan me Albert Memaj për motive banale, duke i thënë se pse mbanin njerëz në dyqan dhe pse shikonin nga banesa e tyre.
"Në fillim shkojnë dy vëllezërit Marini dhe konfliktohen me djalin e kapin prej fyti dhe djali largohet duke hyrë brenda në shtëpi. Ata filluan të gjuanin me gurë në banesën tonë. Nga gurët u plagos nusja e djalit në kokë dhe i them djalit të marri policinë se na vranë. Më pas vjen policia dhe hynë për të ndarë konfliktin duke i ndaluar vëllezërit që po qëllonin me gurë. Gjatë shoqërimit për në polici të vëllezërve Marini aty kanë kundërshtuar dhe kane tentuar që t'i merrnin dhe armën policit ku ndodhi dhe plagosja e policit. Nusen me djalin erdhi i mori ambulanca sepse kishte shumë rrjedhje gjaku. Ne nuk kemi gjë me komshinjtë ata ishin të pirë prandaj u konfliktuam", është shprehur ajo.
Ngjarja ndodhi mbrëmë në lagjen "Dëshmorët e Kombit", ku Albert Memaj dhe bashkëshortja e tij Olta Memaj, u konfliktuan me katër vëllezërit Gerald Marini 38 vjeç, Marjus Marini 42 vjeç, të cilët janë arrestuar dhe Arjan Marini 40 vjeç, që është shpallur në kërkim. Si pasojë e konfliktit ka mbetur i plagosur efektivi i policisë Julian Xhelilaj, 20 vjeç, i cili ndërhyri për të qetësuar situatën, por katër vëllezërit tentuan t'i merrnin armën dhe gjatë konfrontimit, arma iu shkrep në brez, duke bërë që polici të marrë një plumb në këmbë.
Lajmi kryesor:
Sherri në Berat ku u plagos efektivi i policisë, flet nëna e njërit prej të përfshirëve: Ishin të pirë, na thanë pse shikoni nga shtëpia jonë! Tre vëllezërit e arrestuar: S'mbajmë mend ç'kemi bërë
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7631
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministri hungarez i Shtetit: Shqipëria hapa konkretë drejt integrimit në BE
23 Nëntor, 15:15
-
Si u bë mandarina e Hingës ‘e famshme’ në tregjet e Ballkanit! Fermerët e kthyer nga Greqia prodhojnë mbi 1300 ton në vit, por s’kanë punëtorë
23 Nëntor, 13:38
-
Berat/ Shisnin vajra të përzierë për vaj ulliri bio pasi i reklamonin në rrjetet sociale, arrestohet 56 vjeçari, në kërkim i biri! Policia: Produktet e përdorura, ende të panjohura!
23 Nëntor, 10:24
-
Babai i Uzunit fjalë të ashpra kundër Sylvinhos: S'ia vlerësuan djersën e sakrificën, as këpucët nuk ia morën në transfertë! Ata i fshinë emrin nga Euro 24
22 Nëntor, 14:26
-
Fronëzohet Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Imzot Asti! Ceremonia u krye në Katedralen 'Shën Dhimitri' në drejtimin e Kryepiskopit Anastas dhe pjesëmarrjen e besimtarëve të shumtë (VIDEO)
21 Nëntor, 18:04
-
Emërimet e reja/ Ministri Hoxha dhe kryepolici Proda prezantojnë drejtorin e ri të Policisë së Beratit! Detyrat që iu lanë Luigj Vathit
17 Nëntor, 20:39
-
Media spanjolle 'La Vanguardia': Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri
15 Nëntor, 09:22
-
Zgjidhet Mitropoliti i ri i Beratit, Vlorës dhe Kaninës! Fronëzimi kryhet javën e ardhshme
14 Nëntor, 15:32
-
Zyrtari i lartë i Policisë favorizonte subjekte private për evazion fiskal, si u zbulua skema
12 Nëntor, 14:14
-
Nisin hetimet për zyrtarin e lartë të policisë! Zbulohen mesazhet për të favorizuar subjekte private për fshehje të ardhurash dhe evazion fiskal
11 Nëntor, 18:04
-
Rrëmbyen e dogjën të gjallë dy të rinj në ’97, Prokuroria e Beratit kërkon 25 vite burg për ekzekutorin! Bashkë me anëtarët e bandës së Vakëfit i lidhën me tela me gjemba e i tërhoqën zvarrë trupat në qytet
9 Nëntor, 12:48
-
Abuzimi me çmimet në tregun e grumbullimit të fruta-perimeve, Autoriteti i Konkurrencës hap hetim të thelluar në 5 qarqe! Verifikim periudhës 2023-2024
7 Nëntor, 11:57