Një 25-vjeçar në Lazarat është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka goditur me thikë një 21-vjeçar. I plagosur E.M., 21 vjeç, banues në Gjirokastër, është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
25-vjeçari A. S dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta në lagjen "Kordhocë", fshati Lazarat, ka goditur me thikë 21-vjeçarin.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Komento