Prokuroria e Kurbinit dërgon në gjykim Elgert Cara, akuzuar për vrasjen me armë zjarri të Ervis Zybës, në 25 Shkurt të 2016-ës pas një zënke për shkaqe të rëndomta. Pak ditë para ngjarjes, ndërmjet autorit dhe viktimës kishte pasur një debat në rrjetin social “Facebook”, i cili më pas ishte agravuar në konflikt fizik ndërmjet tyre në qytetin e Laçit. Pas kësaj përplasje, kishin ndërhyrë familjet e të dy të rinjve, të cilët kishin qetësuar situatën.

Por, dy djemtë nuk e kanë harruar lehtësisht zënkën dhe kanë vijuar të ngacmohen me njëri-tjetrin me fjalë gjatë ditëve në vijim.

Zënka në Facebook midis dy të rinjve rezulton motive i vrasjes me armë të 21 vjeçarit, Ervis Zyba, në muajin Shkurt në qytetin e Laçit. Prokuroria ka përfunduar hetimet dhe ka depozituar në gjykatë dosjen ky kërkon që i pandehuri Elgert Cara autor i këtij krimi të gjykohet dhe dënohet me akuzën e “Vrasjes në rrethana Cilësuese”.

Për këtë krim nën akuzë është dhe Drilon Leka për mos kallëzim krimi pasi sipas hetimeve ai ka qenë në dijeni të gjithçka ka ndodhur ndërmjet viktimës Zyba dhe autorit Cara.

Për konfliktin e dy të rinjve në rrjetin social Facebook kanë ndërhyrë dhe familjet e tyre për t'i pajtuar por ky pajtim ka zgjatur pak ditë.

Zënka e të rinjve nga Facebook ka përfunduar në rrugë dhe në përballje midis tyre pasi sa herë ata shkëmbeheshin sipas hetimeve rezulton se shkëmbenin fjalë me tyre nga ofezat e deri tek provokimet.

Kjo situatë midis dy të rinjve ka zgjatur afro një muaj deri më 25 shkurt kur Elgert Cara ka qëlluar me armë automatik mbi Zybën në parkimin e një lokali.

Pas kësaj ngjarje u prangos autori Cara i cili ka mohuar krimin por sipas prokurorisë janë mbledhur të gjitha provat dëshmitë dhe faktet që kanë zbardhur ngjarjen duke bërë që autorësia e ekzekutimit të 21 vjeçarit të rëndoj mbi Egert Carën sot nën akuzë.

Mbrëmjen e datës 25 Shkurt, viktima Ervis Zyba ka qenë në një lokal nate në Laç, i shoqëruar nga dy miqtë e tij, Xhevair Lika dhe Drilon Leka. Në të njëjtin lokal ka mbërritur pak më vonë edhe Elgert Cara, i shoqëruar nga Dorjan Cara. Ndërmjet palëve nuk ka pasur konflikt brenda lokalit dhe të parët që janë larguar kanë qenë Elgert dhe Dorjan Cara.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)