Sherri në Itali tre vite më parë, Balla fiton gjyqin: 3 mijë euro nga dhëndri i Berishës

Sherri në Itali tre vite më parë, Balla fiton gjyqin: 3 mijë euro nga dhëndri i Berishës

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla deklaron se ka fituar gjyqin me Jamarbër Malltezin pas sherrit në aeroport në Itali. Ai shprehet se fondi për edukimin, një nismë e socialistëve që paratë e gjyqeve për shpifje të shkojnë për shkollat e kopshtet, u shtua sot me 3 mijë euro nga dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha.

‘Berishët u vetëdorëzuan para gjykatës italiane duke vetëpranuar fajin dhe turpin e vet në një betejë juridike’. Më 25 qershor të vitit 2016, Taulant Balla dhe Jamarbër Malltezi u konfliktuan në Romë, ndërsa më pas Taulant Balla e kallëzoi në polici.

Postimi i plotë i Taulant Ballës
Fondi për Edukimin, përmes të cilit do investojmë në kopshte dhe çerdhe, me të ardhurat që burojnë nga gjyqet me Berishët, Lulezimat dhe artistët e PD u shtua sot me një “kontribut” të vlefshëm nga dhëndri i Sali Berishës prej 3000 euro. Berishët u vetë-dorëzuan para Gjykatës italiane, duke vetë-pranuar fajin dhe turpin e vet në një betejë juridike, ku isha i bindur për fitoren.

Siç kam dhënë fjalën e gjithë kjo shumë do të shkojë për një institucion para-shkollor në Librazhd. Në ditët në vijim ky çek do t’i kalojë fëmijëve të komunitetit të nderuar rom në Librazhd. Vazhdoni të bëheni për turp në sytë e njerëzve, sepse ne kemi gjetur tashmë instrumentin si ta bëjmë të dobishëm Lulin, Saliun dhe artistët e PD. Shpifjet që më pas frymëzojnë dhunën dhe molotovët janë fundi i asaj çfarë ka mbetur nga PD.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BAJG LOPE REXHEP LEKA [ KEPI ]: 13/07/2019 15:01

    Ky kok zbathi i kriminelit malok salhe kujton se është mbi gjithçka me që ka lek pa fund . E kto lek ja ka vjedhur Shqiptarve të varfër e jamarëbër kak malltezi ngrefet si gjeli maj plehut. Po kur ti vi ora dhe këti kok zbathi të hund derres do ta shikoj sa i vlen lëkura këti wc të ndyr .

    Përgjigju
  • Toni: 13/07/2019 06:44

    Ta rras dhe un nje k dhe Po te paguaj 4 mij euro

    Përgjigju
    • Ne rradhe: 13/07/2019 09:04

      Ktu eshte radha me pagu per me rraf taulant ballen?

  • asl: 12/07/2019 19:19

    Taulant 3000€ata i kane si nje kruajtese dhembesh,se ata flasin vetem me miliona,duhet tju kishe marre me shume qenve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Shkëlqen Mbappe, Real Madrid fiton 4-2 kundër Sevillas dhe lë Barçën në vendin e tretë

GOLAT/ Shkëlqen Mbappe, Real Madrid fiton 4-2 kundër Sevillas dhe lë Barçën në vendin e tretë