Sherri në Kepin e Rodonit, reagon policia: Në kërkim truproja e Mark Frrokut, qëlloi me armë! Në hetim një tjetër

Sherri në Kepin e Rodonit, reagon policia: Në kërkim truproja e Mark Frrokut, qëlloi me armë! Në hetim një tjetër

Foto arkiv

Truproja i Mark Frrokut është shpallur në kërkim pasi ka qëlluar më armë në sherrin e djeshëm në Kepin e Rodonit. Report Tva ka mësuar emrin e tij, Besnik Toma. Ndërkohë, policia ka vënë në hetim një tjetër person, Ndue Sokoli, për “moskallëzim krimi”.

Truproja i Mark Frrokut ka qëlluar me armë pas sherrit për tokën, ku përfaqësues të Kishës Katolike dhe banorët të zonës kanë konfliktuar për një rrethim të sipërfaqes së tokës, për të cilët dy palët kanë certifikatë pronësie. Policia ka arrestuar 8 personat e përfshirë në sherr, mes tyre ish-deputetin Mark Frroku.

“U konfliktuan me sende të forta me njëri-tjetrin, në kepin e Rodonit, për motive pronësie, arrestohen në flagrancë 8 shtetas (nga të dyja palët në konflikt). Vijon puna për kapjen e shtetasit që dyshohet se qëlloi me armë zjarri, në ajër, gjatë konfliktit.   Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, për konfliktin e ndodhur ditën e djeshme, te kepi i Rodonit, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:  

Bajram Kaculi, Erjon Reka, Orgito Reka, Ylli Reka, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “ Vetëgjyqësia”;

Mark Frroku, Antonio Lazari, Pal Doda, Martin Lazeri, për veprat penale “Kanosja”, “Moskallzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike. 

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Ndue Sokoli, për veprën penale “Moskallzimi i krimit”, si dhe vijon puna për kapjen e shtetasit Besnik Toma. 

Ditën e djeshme, shtetasit Bajram Kaculi, Erjon Reka, Orgito Reka, Ylli Reka, banorë të fshatit Shetaj, janë konfliktuar me sende të forta me shtetasit Ndue Sokoli, Mark Frroku, Antonio Lazari, Pal Doda, Martin Lazeri, përfaqësues të kishës françeskane, të cilët po bënin rrethimin e një sipërfaqeje toke në zonë, për të cilën kanë certifikatë pronësie. Si pasojë e konfliktit, shtetasit e përfshirë në konflikt kanë pësuar dëmtime fizike.   Policia gjeti në vendin e ngjarjes një gëzhojë arme zjarri. Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi që ka qëlluar me armë zjarri, gjatë konfliktit, është shtetasi Besnik Toma.  

Sqarojmë se në lidhje me pretendimet e palëve për certifikatën e pronësisë, nga ana e Policisë janë referuar disa herë materialet në Prokurori, për konfliktet që ka patur herë pas here, mes palëve.   Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti.   Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


Lajmi kryesor:

Konflikti në Kepin e Rodonit, shkak mbivendosja e pronësisë së tokës! 8 të arrestuar, mes tyre ish-deputeti Mark Frroku! Në kërkim truproja e tij, qëlloi me armë


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë