Pas sherrit në Kuvend mes Taulant Ballës dhe Gazment Bardhit, deputetja e PS, Evis Kushi i ka kërkuar këtij të fundit t’i kërkojë ndjesë grave socialiste për gjuhën e papërshtatshme që përdori në Kuvend.

“Kjo situatë që ndodhi sot duhet të sqarohet, për të parë video e audio. Ishim dëshmitare, kemi dëgjuar epitete të paimagjinueshme. Balla kërkoi ndjesë dhe e vlerësoj reagimin e Ballës, nuk e di nëse Bardhi e ka guximin të kërkojë ndjesë. Është në audio, do ta dëgjoni. S’kemi dakord të fyet një zonjë, kërkoi ndjesë, por do kërkoja nga Bardhi të kërkojë ndjesë për gratë socialiste”, tha Kushi.

Sherri nisi për shkak të një fraze që Balla i drejtoi Vokshit, duke i thënë për ty kemi numrin 0900, ndërsa Bardhi i tha se jeni “mësuar me kur*vat në partinë tuaj”. Balla pretendoi se bëhet fjalë për një numër telefonik që në BE merret për të marrë informacion mbi Bashkimin Evropian.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Balla-Vokshit: Për ty kemi numrin 0900! Bardhi: Je mësuar me kur*at në partinë tënde! PS kalon në votim, opozita braktis sallën