Sherri në qendër të Tiranës,në
procedim penal 2 policë e shoferi

TIRANE- Një prej shoferëve të autobusëve të dhunuar nga policët pa uniformë por me shkopinj gome në mes të Tiranës në një lidhje telefonike për TV A1 Report gjithë çfarë kishte ndodhur dje pranë kafe "Florës". Dje pas mesditës 4 efektiva të skuadrës së Operacionit të Tiranës dhunuan 2 shoferë dhe 2 fatorino të linjës së autobusit Qendër- Kamëz. Sherri, i nisur fillimisht me fjalë mes oficerëve të policisë, të veshur civilë, dhe një shoferi e fatorinoje,  u zhvillua rreth orës 15: 30 minuta të së enjtes (27 shtator) në qendër të Tiranës. Sherri më pas gjeneroi në përdorimin e armës dhe të thikës.

RREFIMI I SHOFERIT BAFTIAR BODINI

"Kisha një makinë të vogël përpara. Ajo parakaloi se ishte e vogël, por unë nuk munda, ndërkohë BMË i dha indietro dhe i ra makinës time. Unë ika prapë indietro. Në moment dy persona me shkop gome dolën dhe filluan të qëllonin xhamat e autobusëve. Filluan të më qëllonin dhe mua me shkop gome e grushta. Më pas u largova ndërkohë që ndëhyri shoferi i një autobusi tjetër."- tregon shoferi për Tv A1 Report. 

POLICIA: PROCEDIM PENAL 2 POLICEVE E SHOFERIT CURRI

Policia e Tiranës nëpërmjet një njoftimi për shtyp deklaroi sot se ndaj 2 punonjësve të policisë dhe ndaj shoferit të dhunuar Martin Pal Curri ka nisur procedim penal. Policia thotë se ka nisur procedimi penal ndaj Ergys Fatmir Hoxha, 26 vjec, lindur dhe banues ne Tirane, me detyre punonjes policie prane Njesise Operacionale te Drejtorise se Policise,  Genci Reis Kongjoni, 32 vjec, lindur ne Erseke, dhe banues ne Tirane, me detyre punonjes policie prane Njesise Operacionale te Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane, • Martin Pal Curri, i vitl.1948, banues ne Kamez, Tirane, me detyre shofer autobuzi i linjes. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të Plagosje me dashje parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

PERPLASJA PËR NJË GËRVISHTJE MAKINE
Katër efektivat e skuadrës speciale të policisë së Tiranës po lëviznin me automjetin, civil, tip BMW me targa të huaja dhe urbani i linjës Kamzë-Tiranë me targë TR 3720 F, i ka gërvishtur autobusin. Kaq ka mjaftuar që mes 4 personave, oficerë të policisë, që udhëtonin në automjetin tip BMV me targa të huaja të niste një konflikt verbal fillimisht, por që më pas u shndërrua në konfrontim të dhunshëm fizik. Përleshja që ka terrorizuar banorët është shënuar në zonën që njihet si ish kafe “Flora”. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje në konflikt u përfshinë fillimisht drejtuesi i urbanit me targë TR 3720 F dhe fatorino i tij, ndërsa më pas pjesë e konfliktit u bënë edhe drejtuesi i një tjetër urbani dhe fatorino i tij. Duke menduar se ky i fundit ishte drejtuesi i autobusit me ngjyrë të kuqe që u kishte gërvishtur mjetin, ata kanë nisur të godasin me grushte e shkelma, madhje edhe me pistoleta. Nga ky konflikt ka mbetur i plagosur më rëndë Martin Curri, 64 vjeç, shoferi i autobusit tjetër me targa AA 855 N që bën linjën e Kamzës. Ndërsa tre kolegët e tij pas mjekimit janë dërguar në shtëpi.

FLET I DHUNUARI: MË GODITËN ME TYTËN E PISTOLETËS
martin curri Gazeta Panorama shkruan sot se Martin Curri, (Foto: Martin Curri,marre nga gazeta Panorama)  ka marrë plagë të rënda kryesisht në fytyrë dhe në kokë. Ai ka treguar se personat që e kanë plagosur, ishin policë të veshur civilë. Ata e kanë goditur me tyta pistolete, në kokë dhe fytyrë, pa iu prezantuar se cilët ishin dhe për cfarë arsyeje po qëllonin. Madje njëri prej tyre ka mbushur pistoletën dhe ia ka drejtuar në fytyrë.  “Më pyetën se kush ishte shoferi i autobusit dhe unë duke menduar që e kishin për shoferin e autobusit të Kamzës u thashë që iusha unë. Aq deshën dhe më shanë, pastaj më goditën me çfarë kishin në dorë me tyta pistolete, madje njëri e mbushi armën dhe ma drejtoi në fytyrë gati për ta shkrepur”- citon sot gazeta Panorama 64 vjeçarin, duke shtuar se në asnjë moment ata nuk i janë prezantuar si punonjës policie. Mjekët, sipas kësaj gazeta, kanë thënë se i plagosuri ka pësuar krisje të kafkës, por fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime në tru.

HETIMI

Policia ende nuk ka bërë një deklaratë zyrtare në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje. Ndërkohë që nuk dihen as emrat e efektivave të policisë që kanë ushtruar dhunë.Gjatë mbrëmjes së djeshme kanë marrë në pyetje shoferin Martin Curri, si dhe disa dëshmitarë ëq kanë parë skenën për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë që gazetari i Tv A1 Report, Arsen Rusta, informon se SHKB tashmë ka nisur hetim në lidhje me ngjarjen.
( Foto nga vendi i ngjarjes: Një nga autobusët, të cilit i janë thyer xhamat)
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Përpjekje të reja për të arrestuar presidentin e shkarkuar të Koresë së Jugut

Përpjekje të reja për të arrestuar presidentin e shkarkuar të Koresë së Jugut