Sherri në resortin luksoz në Palasë, policia tjetër deklaratë: 2 të plagosur, 4 në kërkim! Burime: 2 të tjerë ende të paidentifikuar

Sherri në resortin luksoz në Palasë, policia tjetër deklaratë: 2 të plagosur, 4 në kërkim! Burime: 2 të tjerë ende të paidentifikuar

Policia e Vlorës ka dalë më një njoftim tjetër mbi sherrin masiv në resortin luksiz në Palasë të Vlorës. Siç Shqiptarja.com raportoi, nga sherri përveç biznesmenit Luçiano Koçeku, ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër, Fatbardh Aliaj 42 vjeç.

Në kërkim rezultojnë në total 4 persona, Fatmir Bejo 30 vjeç, Xhoni Spaho 28 vjeç, Genti Baleci, 49 vjeç dhe Klajdi Cerri, 32 vjeç. Ndërkohë, burime për Report Tv bëjnë me dije se janë edhe 2 persona të tjerë të paidentifikuar që janë përfshirë në sherrin në Palasë.

Njoftimi i dhënë nga Policia e Vlorës

Në vijim të njoftimeve të dhëna më datë 26.08.2024 dhe 27.08.2024, për një konflikt fizik të ndodhur në ambientet e një kompleksi në fshatin Palasë, ju informojmë se: Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, ka vijuar veprimet hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konfliktin e ndodhur rreth orës 02:20 të mëngjesit të datës 25.08.2024, në ambientet e një kompleksi, në fshatin Palasë.

Pas këqyrjes së kamerave dhe verifikimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi i 2 personave të tjerë dhe shpallja në kërkim e tyre, konkretisht e shtetasve: Fatmir Bejo, 30 vjeç, banues në Durrës, dhe Klajdi Cerri, 32 vjeç, banues në Tiranë.

Më herët, policia ka shpallur në kërkim shtetasit Xhoni Spaho, 28 vjeç, banues në Tiranë, dhe Genti Baleci, 49 vjeç, banues në Durrës. Gjithashtu, nga veprimet hetimore është bërë i mundur edhe identifikimi i një tjetër shtetasi, i cili ka mbetur i dëmtuar në këtë konflikt për motive të dobëta, konkretisht shtetasi Fatbardh Aliaj, 42 vjeç, banues në Tiranë.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Xhoni Spaho, Genti Baleci, Fatmir Bejo, dhe Klajdi Cerri. Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

Kujtojmë që më herët Policia e Vlorës dha një tjetër njoftim për mediat, ku njoftoi vetëm plagosjen e Luçiano Koçekut. 

"Në vijim të njoftimit të dhënë ditën e djeshme për shpalljen në kërkim të shtetasit Xhoni Spaho 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se më datë 26.08.2024, në fshatin Palasë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin Luçiano Koçeku, 42 vjeç, ju bëjmë me dije se:

Në vijim të hetimeve të kryera nga grupi hetimor dhe këqyrja e pamjeve filmike, një pjesë e pamjeve janë bërë publike në rrjete sociale dhe në disa media, është identifikuar dhe shpallur në kërkim një tjetër shtetas që dyshohet se është përfshirë në këtë konflikt, shtetasi Genti Baleci, 49 vjeç, banues në Durrës.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Xhoni Spaho dhe Genti Baleci Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt. Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme", njoftoi më herët Policia e Vlorës. 


Lajmi kryesor:

‘Pse më lag me shampanjë!’ Sherr masiv në resortin luksoz në Palasë, plagoset biznesmeni Luçiano Koçeku! 4 në kërkim, mes tyre Fatmir Bejo, i përfshirë në pengmarrje (EMRAT)


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord