Një ngjarje e rëndë është shënuar në Turqi. Mediat lokale atje, shkruajnë se ish-futbollisti, Sezer Ozturk, ka vrarë me armë zjarri një person dhe ka plagosur 4 të tjerë pas një zënke në trafik.
Raportohet se Ozturk, ka hapur zjarr që nga makina e tij lukoze.
Mësohet se ish-futbollisti i Beshiktas dhe Fenerbaçe ishte duke udhëtuar me një mikun e tij kur ndodhi incidenti. Ndërkaq, janë publikuar dhe pamjet ku shihen njerëz të alarmuar, që largohen me shpejtësi pas të shtënave, ndërsa më tej, tregohet dhe momenti kur Ozturk lë vendin e ngjarjes
Arrestimi dhe largimi i tij nga zona ka marrë vëmendje të madhe në të gjitha mediat ndërkombëtare.
Ozturk nuk ishte një emër i ri për drejtësinë pasi në drejtim të tij kishte një sërë akuzash për garë të paligjshme me makina, drejtim tej normave të lejueshme dhe për përleshje me dhunë në Lugano, Stamboll dhe Izmir.