TIRANE-Arrestohet autori i vrasjes së 36 vjecarit Shpëtim Bukaci, ngjarje kjo e ndodhur 3 ditë më parë në Zall-Herr, në periferi të kryeqytetit. Policia e Tiranës bën të ditur se ka vënë në pranga shtetasin Nazmi Islamaj, 40 vjec, pasi dyshohet se bashkë me vëllain e tij Lavdrim Islamaj, ka goditur me thikë fqinjin e tij Shpëtim Bukaci, i cili më pas humbi jetën në spitalin ushtarak.

Sherri mes dy familjeve Islamaj dhe Bukaci, nisi për motive banale, për shkak të dëmit që delet kishin shkaktuar në pronat e Nazmi Islamajt. Ndërkaq gjatë këtij sherri mbeti i plagosur Lavdërim Islamaj, vëllai i personit të prangosur nga policia për vrasje. Autor i plagosjes dyshohet të jetë shtetasi Afrim Ceka, i cili është shpallur tashmë në kërkim për „vrasje të mbëtur në tentativë“. I plagosuri ende mjekohet në spitalin ushtarak, pas plagëve me thikë që ka marrë në shpatull.
(jd/shqiptarja.com)