Sherri pas barazimit me Kukësin, Partizani 'bind' Lerdan, Mehmeti që nesër tek ekipi B

Sherri pas barazimit me Kukësin, Partizani 'bind' Lerdan, Mehmeti që nesër tek ekipi B

Franco Lerda

TIRANË- Trajneri Franco Lerda do të jetë në krye të stolit të KF Partizanit dhe pse pak ditë më parë u godit fizikisht me ndihmësin e tij, Dritan Mehmetin. Lajmin e konfirmon vetë Presidenti i klubit, Gazmend Demi i cili për Report Tv bën me dije se Lerda është dhe do të jetë trajneri i klubit të kuq. Por gjithsesi italiani nuk do të punojë më me Mehmetin, i cili nuk do të jetë më ndihmësi i tij. 

Burime pranë klubit të Partizanit bëjnë me dije se Dritan Mehmetit i është ofruar të jetë trajner i ekipit të dytë, Partizanit B të cilën e ka pranuar. Ai do të fillojë punën në Kategorinë e Dytë menjëherë që nesër. Ndërsa Lerda dorëzoi dorëheqjen nga ekipi pas sherrit me Mehmetin por duket se është bindur për të vazhduar aventurën e tij tek kryeqytetasit. 

Dy ditë më parë Lerda fill pas ndeshjes Partizani- Kukësi u përlesh fizikisht me grushta me ndihmësin e tij, Dritan Mehmetin. Nga ajo ditë asnjë masë nuk është marrë për të dy, por duket se Demi ka vendosur t'i falë të dy por t'i ndajë. Tani pritet të shihet kush do të jetë ndihmësi i ri i Lerdas. Kryeqytetasit kryesojnë Superligën me 18 pikë por duket se kjo nuk mjafton për të qetësuar krizën e brendshme. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë