TIRANE –Një vrasje me armë zjarri është regjistruar ditën e sotme në Zall-Her të Tiranës. Gjithcka ka ndodhur pas një sherri banal mes dy komshinjve, rreth orës 16 00 në rrugën “Isa Boletini” në zonën e Zall-Herrit. Një konflikt i bartur prej kohësh për shkak të dëmit që shkaktonin rreth 300 krerë dele në tokën e fqinjit, ka cuar në humbjen e jetës së një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Viktima është shtetasi Shpëtim Bukaci, i cili ndërroi jetë në spitalin ushtarak, ndërsa të plagosur kanë mbetur nënë e djalë, Selvi dhe Nazmi Islamaj.  Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës një automatik dhe një cifte, të cilat janë përdorur nga të dy palët në këtë konflikt.

(im/jd/shqiptarja.com)