Të plagosur kanë mbetur babë e bir Eqerem dhe Erkid Kazazi aktualisht kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratik dhe një kalimtar i rastit 46 vjeç me inicialet D.XH. Në cilësinë e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje është ndaluar ish-drejtori i zyrës së Punës së këtij qyteti Saimir Kurti i Partisë Socialiste. Kurti aktualisht nuk mban asnjë post politik, që nga 2014 kur ai dha dorëheqjen pasi u akuzua nga Partia Demokratike për kontrabandë
Sipas të dhënave të policisë lokale, ngjarja ka ndodhur në zonën pranë Bashkisë së qytetit.


(I plagosuri Erkid Kazazi në spital, u vizitua nga përfaqësuesit e PD)
Zbardhet dinamika e ngjarjes
Gjatë marrjes në pyetje palët kanë konfliktuar me njëri tjetrin për shkak të një parkimi.
Gruaja e Sajmir Kurtit ka parkuar makinën pranë lokalit të Kazazit e kjo është bërë shkak që babë e bir të përplasen me të pasi nuk e kanë lejuar që ajo të vendoste makinën pranë lokalit të tyre.
“I kërkuam gruas së Saimir Kurtit që të mos e parkonte makinën para lokalit tonë, pasi një gjë të tillë e bënte prej disa kohësh. Pas debatit për parkimin e makinës,mbërriti bashkëshorti i saj, Saimir Kurti i cili na qëlloi me armë duke na plagosur”- janë shprehur babë e bir
Në këtë moment gruaja e Kurtit ka marrë të shoqin në telefon i cili ka mbërritur në vendngjarje e është përplasur fizikisht me Kazazët. Pas konfrontimit fizik, Kurti ka qëlluar me armë në tokë plumbat kanë bërë rikoshetë dhe shpërndarja e ciflave ka bërë që marrin plagë Eqeremi, i biri si dhe një kalimtar i rastësishëm.
Foto / Zona ku ndodhi plagosja pranë lokalit të Kazazit



