Sheshel përdhosi flamurin, Kroacia mund të tërheqë ambasadorin nga Beogradi

Sheshel përdhosi flamurin, Kroacia mund të tërheqë ambasadorin nga Beogradi

Presidenti serb Vuçiç dhe ajo kroate, Kolinda gjatë një takimi

Tensionet ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë për shkak të përdhosjes së flamurit kroat nga kryeradikali serb, Vojisllav Sheshel, mund të çojë në tërheqjen e ambasadorit të Kroacisë nga Beogradi. 

Gazeta kroate Veçernji list shkruan se Kroacia, para shpalljes së ministrit të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, person të padëshiruar, është konsultuar me aleatët.

Siç thuhet, Zagrebi zyrtar, nëse nga Serbia do të vijnë masat reciproke, “kjo do të përcillet me hapa të rinj diplomatikë”.

“Gjëja e vetme që i mbetet Zagrebit në rast se Serbia shpall dikë të padëshiruar nga ministrat kroatë, siç kërcënon Beogradi, momentalisht do të jetë tërheqja e ambasadorit Gordan Bakota për konsultime”, shkruan gazeta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!