TIRANË- Rikthehen aktet e dhunës para Ministrisë së Arsimit, ku të rinj me fytyra të mbuluara kanë shkulur kangjellat e trotuareve dhe kanë sulmuar godinën me gurë e molotovë. Tensionet nisën rreth orës 11:30, kur studentët u mblodhën para Ministrisë me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”.

Deri më tani s'ka ndërhyrje nga policia, të cilët janë pozicionuar brenda oborrit të Ministrisë. 

Protesta ishte paralajmëruar të niste në orën 14:00, por që në mëngjes studentët bojkotuan mësimin në disa fakultete, përfshirë Drejtësinë, Mjekësinë, Ekonomikun dhe Politeknikun. Një grup studentësh të Mjekësisë marshuan drejt Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ku u bënë thirrje të rinjve t'i bashkoheshin protestës. Studentë të këtij fakulteti lanë auditorët dhe iu bashkuan marshimit.

Edhe nxënës të gjimnazit “Partizani” bojkotuan mësimin dhe dogjën kosha mbeturinash në mes të Rrugës së Dibrës, duke bllokuar qarkullimin.

Lajmi në përditësim....

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:07
Grupi i PD anulon mbledhjen, deputetët do i bashkohen protestës

1790344293_seliaepd.JPG

Grupi i PD anulon mbledhjen, deputetët do i bashkohen protestës

Ora 11:57
Protestuesit shqyejnë derën e Ministrisë së Arsimit

Një grup protestuesish të maskuar kanë arritur të hapin derën e Ministrisë Arsimit duke e sulmuar me kangjella.

Ora 11:52
Protestuesit e maskuar godasin me gurë Ministrinë e Arsimit, shkulin edhe pllakat e trotuarit

1791971799_protestueshedhingure.jpg

Ka agravuar protesta para Ministrisë së Arsimit.

Protestuesit e maskuar godasin me gurë Ministrinë e Arsimit, shkulin edhe pllakat e trotuarit.

Ora 11:49
VIDEO/ Momenti kur protestuesit e maskuar shkulin kangjellat dhe i mbledhin para godinës së Ministrisë së Arsimit

Tensionet janë rikthyer para Ministrisë së Arsimit, ku të rinj me fytyra të mbuluara kanë shkulur kangjellat e trotuareve, i kanë grumbulluar përpara godinës dhe kanë nisur të sulmojnë me gurë.

Ora 11:49
Protesta në Tiranë, studentët: Duam dorëheqjen e Ramës

1791969566_protestuesinterviste.JPG

Studentët kanë bojkotuar mësimin në disa fakultete në shenjë proteste. Për mikrofonin e Report Tv ata thonë se kërkojnë kushte më të mira për zhvillimin e mësimit.

“Kërkojmë drejtësi për protestuesit djeshëm. Duam kushte më të mira, nuk kemi laboratore për të kryer mësimin. Jemi shumë në disavantazh me studentët europianë.  Në orrën 14:00 do të shkojmë te Ministria e Arsimit siç është thënë”, tha një studente e Mjekësisë

“Fillimisht kemi dalë si qytetarë. Jam studente në Fakultetin e Mjeksisë”, tha studentja.

"Kërkesat janë ato që kemi thënë në 135 ditë. duam dorëheqjen e Ramës”, tha një student i Mjekësisë.

Ora 11:24
Edhe studentë të Ekonomikut në bojkot, nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit (VIDEO)

 

Edhe një pjesë e studentëve të Fakultetit Ekonomik kanë bojkotuar mësimin dhe po marshojnë në drejtim të Ministrisë së Arsimit.

Ora 11:22
S’ka bojkot në Vlorë, por studentët mbështesin protestën: Duam kushte më të mira (VIDEO)

 

Studentët e Ekonomikut dhe të Shkencave Humane, në Universitetin e Vlorës nuk e kanë bojkotuar mësimin. Megjithatë, ata shprehen se e mbështesin protestën e bashkëmoshatarëve  të tyre në kryeqytet.

Sipas tyre, protesta është një mënyrë për të kërkuar përmirësimin e kushteve në universitete, por theksojnë se duhet të ketë një kauzë të qartë dhe konkrete. Kërkesat duhet të përqendrohen te cilësia e mësimdhënies, përmirësimi i kushteve në auditore dhe ulja e tarifave.

"Ne e mbështesim protestën. Duam kushte më të mira", shprehen studentët.

Ora 11:07
Studentët e Mjekësisë shkojnë te Fakulteti i Shkencave të Natyrës, u kërkojnë të rinjve të bojkotojnë mësimin: Bashkohuni me ne (VIDEO)

 

Studentët e Mjekësisë janë zhvendosur te Fakulteti i Shkencave të Natyrës, ku u kanë bërë thirrje studentëve të bojkotojnë mësimin dhe t’i bashkohen protestës së tyre.

"Kërkojmë drjetësi për protestuesit e djeshëm. Kërkojmë kushte më të mira. ne duam të rrimë këtu, s'duam të largohemi. Por duam kushte më të mira. Kushtet janë të vështira, skemi laboratorë", tha një studente e Mjekësisë për Report Tv. 

Ora 11:01
Nxënës të gjimnazit 'Partizani' bojkotojnë mësimin, dogjën koshat dhe bllokuan rrugën (VIDEO)

 

Nxënës të gjimnazit Partizani kanë bojkotuar mësimin. Ata kanë djegur koshat në mes të rrugës duke bllokuar përkohësisht qarkullimin.

Ora 10:59
Bojkot edhe në Elbasan, studentët lënë mësimin në fakultetin e ekonomisë te ‘Aleksandër Xhuvani’ (VIDEO)

 

Studentët e fakultetit ekonomik të universitetit ‘Aleksandër Xhuvani’ në Elbasan kanë bojkotuar mësimin më shenjë proteste.

Siç shihet edhe nga pamjet auditoret janë boshatisur.