Sheshi i Flamurit, qeveria në
Vlorë si te "Autobuzi i Kuçit"
Nëse ka një foto që duhet të shpjegojë dëshirën e qeverisë për të prishur festën në kryeqytetin e Flamurit, është ajo e shkrepur mesditën e të mërkurës në qytetin e Vlorës.
VLORE - Nëse ka një foto që duhet të shpjegojë dëshirën e qeverisë për të prishur festën në kryeqytetin e Flamurit, është ajo e shkrepur mesditën e të mërkurës në qytetin e Vlorës.
Pushtetarët e ardhur nga Tirana, vetëm për disa orë, u rreshtuan të gjithë, si te shprehja vlonjate “Autobuzi i Kuçit’, gjithseicili për të qenë në vend të parë. Pas presidentit Bujar Nishani në radhën e parë janë, nga e majta në të djathtë: Ministri i drejtësisë, Eduard Halimi, guvernatori Adrian Fullani, ministrat Sokol Olldashi e Arben Imami, pastaj kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Sali Berisha, kreu i PPE, Martens, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kreu i bashkisë së Vlorë, Shpëtim Gjika, kryeparlamentarja Jozefina topalli, homologu nga Kosova, Jakup Krasniqi dhe prefekti i Vlorës.
Në radhë të dytë deputetja e PD, Albana Vokshi, ministrat Fatmir Mediu, Genc Ruli, Aldo Bumçi, Genc Pollo e Majlinda Bregu. Më pas miqtë nga Kosova si zv.kryeministri Behgjet Pacolli, zonja e parë Odeta Nishani, bashkëshortja e kryeministrit, Liri Berisha, bashkëshorti i kryetares së Kuvendit, kryetari i PS-së, Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda.
Në radhë të tretë është truproja e Berishës, pastaj nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti dhe Sabri hamiti, më tej ish-presidenti Bamir Topi.
Rendi i fundit është edhe më interesant: në të majtë duket kryetari i bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, më tej deputeti Pandeli Majko, afër tij publicisti Preç Zogaj, deputeti i PS, Fatmir Toçi, Dashamir Peza, Adrian Turku, politikani nga Maqedonia Imer Aliu, ish-deputeti Sali Shehu, deputeti Gazmend Oketa, shefi i shtabit të ushtrisë Xhemal Gjunkshi. Dhe “ëmbëlsira” për në fund: Ilir Meta, kreu i LSI-së, është një vend pas shpinës së këshilltarit të Nishanit, Fatmir Konja.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.9%
-
Jo
51.2%
-
Nuk e di
1.9%
Vota total: 12564
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Çeki/ Shpërthimi i propanit në një restorant, 6 të vdekur 8 të plagosur
12 Janar, 14:24
-
Dietologia Brikena Xhixha në Klinika 24: Kujdesuni për trupin tuaj pas kthimit nga pushimet e fundvitit
12 Janar, 14:01
-
O’Brien: Kosova e Serbia duhet të ecin përpara për hir të së ardhmes së tyre europiane
12 Janar, 13:52
-
Eduard Zaloshnja: Katolikët, besimtarët më të devotshëm në Shqipëri
12 Janar, 13:49
-
Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore, Anira Gjoni në Report Tv: Qarqet më problematike Vlora dhe Gjirokastra
12 Janar, 13:41
-
FOTO/ Parku kombëtar i Shebenikut me borë! Lëvizja e detyrueshme me goma dimërore e zinxhirë
12 Janar, 13:41
-
Bora në qarkun e Shkodrës, Aksi Kir - Shosh i bllokuar! Disa fshatra pa drita, OSHEE në terren
12 Janar, 13:35
-
AMP aksion blic në terren, inspekton lokalet e natës për drogë, lojra fati e muzikë jashtë orarit
12 Janar, 13:13
-
Tritol hotelit në Theth, pamjet e aksionit të policisë në mes të borës për arrestimin e autorit
12 Janar, 13:08
-
Shkodër/ Tritol hotelit në Theth, ja kush janë pronarët (EMRAT)
12 Janar, 12:57
-
Basir Çollaku: Zgjedhjet në degën 2 Tiranë, për Kokë të Statutit dhe "koka" të tjera
12 Janar, 12:48
-
Diaspora ‘dyndet’ në aplikacion, mbi 4100 aplikime 24 orët e para
12 Janar, 12:47