Sheshi “ Nënë Tereza”, është vendi i përzgjedhur për t'u mbajtur mesha nga ati i shenjtë, i cili do të vizitojë Shqipërinë  në datën 21 shtator.

Për shkak të rëndësisë që ka kjo vizitë është rënë në konsensus nga të gjitha institucionet shtetërore  për rivitalizimin e këtij sheshi.  

sheshi

Sheshi Nënë Tereza po shndërrohet me ritme të shpejta , ndryshimet në këtë shesh nuk kanë të bëjnë vetëm me heqjen e shatërvanit me bazën dhe zëvendësimin e tij me një pasqyrë ujore.

sheshi
 
Në projekt përfshihen dhe ndryshimet e fasadave të institucioneve përreth këtij sheshi si fasada e Universitetit të Arteve, Universitetit Politeknik, Rektoratit të Universitetit të Tiranës.

sheshi

Ndryshime kanë pësuar dhe shkallët rreth këtyre institucioneve. Nga largimi i lokaleve duket se sheshi ka filluar të marrë frymë më lirshëm.
 
Kodrat e liqenit artificial tashmë duken më afër zemrës së Tiranës .

sheshi

Ndërkohë që punimet vazhdojnë me ritme të shpejta që gjithçka të jetë gati për ditën e madhe ku Papa Françesku do të mbajë meshën në këtë shesh.