TIRANE - Ndalimi i qarkullimit të automjeteve në Sheshin Nënë Tereza, pas orës 19.00 ka krijuar vështirësi në lëvizjen e makinave në disa nga kryqëzimet kryesore në qendër të Tiranës.

Trafiku është më i rënduar në kryqëzimin e rrugëve Papa Gjon Pali 2 dhe Ismail Qemali, pasi automjetet për shkak të bllokimit të qarkullimit tek presidenca detyrohen të lëvizin në këtë rrugë. 

Po ashtu vështirësi në qarkullim ka edhe në Bulevardin Dëshmorët e Kombit si dhe në rrugën Abdyl Frashëri, nga Presidenca deri te Sheshi Willson. 

Për këtë arsye edhe efektivët e policisë rrugore, janë vënë në gadishmëri për mbarëvajtjen e qarkullimit gjatë orëve të mbrëmjes.

Ndërkohë Sheshi Nene Tereza në orët e mbrëmjes shërben si pedonale për qytetarët, të cilët sic duket edhe në pamje nuk janë të paktë. 

Vendimi për kthimin e Sheshit Nënë Tereza në pedonale u mor nga qeveria në shtator të këtij viti , pas rikonstruksionit të Sheshit .

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)