TIRANË - Një hapësirë prej 1.7 hektarësh e ndodhur pranë "ish uzinës Enver" në kryeqytet, prej vitesh ka shërbyer si vend grumbullimi për mbetjet urbane. Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për ta kthyer atë në një hapësirë të gjelbër në shërbim të komunitetit të pallateve përreth.
“Bashkia e Tiranës ka vendosur t'ia kthejë qytetarëve duke hequr në radhë të parë, sipas vlerësimeve tona, më shumë se 20 mijë metra kub mbetje urbane dhe pastaj duke i kthyer në hapësirë në gjelbër që do t'i shërbejë komunitetit”.-tha Bozdo.
Nënkryetari i Bashkisë Eno Bozdo i bëri thirrje serish qeverisë të zhbllokojë projektet kanë ndikim në mjedisin e Tiranës dhe në cilësinë e ajrit.
“Me këtë rast, i bëj edhe njëherë thirrje kryeministrit që të lërë politikën mënjanë dhe të zhbllokojë projektet e mëdha të cilat vërtet kanë potencialin, për ta kthyer Tiranën në një qytet metropol të mirëfilltë evropian të këtij shekulli”- u shpreh nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Eno Bozdo.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO