Sheshi Skëndërbej, PD: 17 mld lekë
hidhen për tekat e interesat e Ramës

Sheshi Skëndërbej, PD: 17 mld lekë<br />hidhen për tekat e interesat e Ramës
Këshilltarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës ka denoncuar sot dhënien e 17 miliard lekëve që po hidhen në sheshin Skënderbej, ndërkohë që Tirana, sipas saj, çdo ditë është pjesë e makthit të trafikut të automjeteve.

Në një deklaratë pikërisht nga sheshi Skëndëbej, Reila Borzdo Tirana çdo ditë në makthin e trafikut nga një ndërtim që PD e konsideron si të pavlerë.
 
Denoncim i këshilltares së PD në Bashkinë e Tiranës, Reila Bozdo
Këshilltarët bashkiakë të PD në Bashkinë e Tiranës denoncuan sot aferën e Ramës dhe Veliajt me sheshin Skenderbej, që jo vetëm ka kosto të rëndë financiare, por po shkakton cdo ditë trafik të padurueshëm duke vështirësuar jetën e qytetarëve.
“Jemi këtu në sheshin Skënderbej, trafiku është shumë kaotik. Në dijeninë tonë deri tani është projektuar të shpenzohen në këtë shesh, 12 milion euro ose 17 miliard lekë, për të ndërtuar dicka e cila nuk ka vlerë për qytetarët. Cfarë përfitojnë qytetarët nga 12 milion euro, ose 17 miliard lekë, të shpenzuara në sheshin Skënderbej? Asgjë, kjo është vetëm një kapricio e Edi Ramës. Në kushtet kur varfëria bëhet gjithmonë e më e madhe, në kushtet kur qytetarë që kanë biznese ankohen për taksa të larta, në kushtet kur cmimet rriten, rriten tarifat, kur gjithçka shkon keq e më keq, qeverisja lokale dhe ajo qendrore ka zgjedhur t’i  stresojë edhe më shumë banorët me një trafik kaotik. Cfarë mund të kishte bërë pushteti me këto para? Pushteti me këto para mund të kishte paguar pensionet e qytetarëve. 12 milion euro janë rreth 200 mijë pensione fshati, rreth 110 mijë pensione qyteti, 75 mijë qytetarë mund të kishin marrë  pagën minimale me atë buxhet që shikoni atje, i cili nuk do ti sjellë qytetit asgjë. Kjo pra është ajo që ky pushtet ju ofron . Për cfarë i shpenzojnë paratë?  Për të përmbushur ambiciet, kapriciot dhe egot dhe interesat e tyre financiare personale, në një kohë që e gjithë Shqipëria po vuan”, deklaroi këshilltarja e PD, Reila Bozdo.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit