Shëtitorja e Belshit mban emrin e Lika Jankos, ‘Pikasoja me fustan’! Ministri bullgar i Kulturës Minekov nderon artisten me rrënjë shqiptare

Ministri i Kulturës i Bullgarisë Velisllav Minekov ndodhet për një vizitë të shkurtër në Shqipëri me ftesë të ministres shqiptare Elva Margariti për aktivizimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve.

Në orët e para të ditës, z. Minekov nderoi piktoren e famshme bullgare me rrënjë shqiptare Lika Janko, emri i së cilës iu vu shëtitores në Parkun e Liqenit të Belshit në Elbasan.

Ministri bullgar preu shiritin e përurimit për projektin e ndriçimit të rrugës “Lika Janko” me led  "All-in One Solar LED Lights Street", financuar nga Republika e Bullgarisë. 

“Në kuadër të bashkëpunimeve tona, na erdhi ideja për projektin për ndriçimin modern sipas sistemit LED që punon me diell, sepse është shumë efektiv nga ana ekomomike. Kështu ne jemi të lumtur, sepse banorët e Belshit do të kenë diell edhe gjatë natës. Ndërkohë Bullgaria ka edhe projekte të tjera ndihmëse për nxitjen e turizmit edhe në Devoll, Elbasan, Bulqizë e të tjera”, tha Momçill Rajçevski.

Z.Minekov foli me adhurim e nostalgji për piktoren me origjinë shqiptare Lika Janko.

“Për mua, emri Lika Jankos është me rëndësi shumë të madhe, jo vetëm se është me rëndësi për artin tonë bullgar, por një arsye për t’u emocionuar është se ne kishim lidhje miqësore me të.

Babai im ishte mik i ngushtë i Likës dhe ajo ishte një person që kishte pak miq.  Për fat të keq ajo jetonte në rrethana të trishtuara, sepse ajo nuk ishte në përputhje me kanonin e artit të kohës. Artin e saj e quanin skandaloz dhe të padëshiruar për shoqërinë komuniste.  Ajo shpesh nuk kishte bukë të hante, ndërsa sot është e vështirë të blesh një pikturë të saj, edhe për faktin se ajo nuk është ngutur në krijimtari. Veprat e saj tashmë shumë të çmuara janë pronë e koleksionistëve dhe galerive të botës”, tha Velisllav Minekov.

Në ceremoninë zyrtare të përurimit ishin të pranishëm kryetari i bashkisë së Belshit, Arif Tafani, zëvendësministrja e Kulturës, znj. Meri Kumbe, ambasadori bullgar z. Momçill Rajçevski, Konsulli i Nderit të Bullgarisë z.Selim Hoxhaj dhe ekipi i Ambasadës Bullgare në Tiranë.

Artistja e talentuar bullgare Evangjelina Janko Grabova, me emër arti Lika Janko, e cilësuar nga kritika europiane si “Pikasoja me fustan”, ka ndërruar  jetë në vitin 2001.

Punimet e saj janë të frymëzuara nga artistët europianë, si dhe nga kultura bullgare dhe ajo shqiptare.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Kosova bëhet me Muze të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri

Kosova bëhet me Muze të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri