TIRANE - Megjithëse jo në gjëndje të mirë shëndetësore, me një foto në dorë, ku ka dalë gjatë fushatës me kryesocialistin Rama, ka pritur me orë të tëra të takojë kryeministrin e zgjedhur. Mbështetur në një shkop, duke u paraqitur si ushtarak sa herë takon njerëz të rëndësishëm, Shezaiu flet ekskluzivisht për gazetën.
Ish ushtaraku i lartë është babai i pedagoses së inxhinierisë, zonjës Flora Hanelli, që u bë personazh, për qëndrimin që mbajti ndaj Lulzim Bashës, kur ai shkoi të bënte një bisedë me studentë e pedagogë të faklutetit gjatë fushatës për zgjedhjen si kryetar bashkie.
Kam shumë punë me z. Rama, të cilit i kam dërguar një letër, pasi u zgjodh kryeministër. I thashë që të mbante premtimet që na dha ne veteranëve në takimin që bëri gjatë fushatës në Vlorë.
Çfarë i shkruat dhe çfarë doni t’i thoni sot?
Të mbledhë mëndjen dhe të pastrojë Vlorën nga ndërtimet pa leje. Unë jam nga Kanina dhe do të dëshiroja që Shashica të bëhej një qytet turistik dhe Kanina e njerëzve të mëdhenj të jetë nën kujdesin e Qeverisë për investime, sepse është konsideruar si të gjithë fshatrat e tjerë. S’duhet harruar që Kanina është toka e Ismail Qemalit, vendi ku u preh themeluesi i shtetit shqiptar. Nëse z. Rama e konsideron qeverinë e tij “Rilindja”, duhet të kthejë kokën nga Ismail Qemali. Por do të ndalem gjatë tek një kërkesë, që më ka lënë jo vetëm mua pa gjumë në sy.
Me çfarë lidhet kjo kërkesë?
Ne ushtarakët jemi tronditur nga veprimi kriminal i qeverisë në ikje, që duke shkelur ligjet me të dy këmbët, na mori SHQUP-in dhe e bën seli të partisë së tij. Ky është një turp, na ka cënuar në nder dhe dinjitet jo vetëm ushtarakët. Ramës do t’i them, vetëm dy fjalë: Haram i paçi votat tona, nëse nuk na riktheni shtëpinë e ushtarakëve, dinjitetin tonë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 22.08.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com