Shfajësimi i grupit ‘Hakmarrja për Drejtësi’, reagon Rithemelimi: Vendim alarmant! Anëtarët e bandës, mund të kthehen te rrugët e vjetra të terrorit
Zëdhënësja e Rithemelimit, Floriana Garo
Rithemelimi e ka konsideruar si alarmant vendimin e marrë ditën e sotme nga Gjykata e Lartë që rrëzoi rekursin e prokurorisë duke shpallur të pafajshëm anëtarët e organizatës ‘Hakmarrja për drejtësi’.
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Rithemelimit, Floriana Garo tha se vendimi i sotëm është një zhvillim ogurzi që tregon shumë për drejtësinë në vend.
"Ky është një zhvillim ogurkeq, që hedh dritë mbi reformën në drejtësi dhe integritetin e saj, por më shumë dhe më dhimbshëm se kaq, mbi sigurinë publike, rendin kushtetues dhe garancinë e jetës dhe biznesit. Pa harruar më të rëndësishmen: inkriminimin e politikës, shuarjen e asaj vije të hollë që ndan krimin nga politika, mungesa e së cilës ka prodhuar ato vende që njihen si ‘republika bananesh’ apo oligarki politike alla-Putin”-tha Garo.
Mes të tjerash, Garo akuzoi kryeministrin Edi Rama, duke aluduar se ky i fundit mund të ketë ndërhyrë për shfajësimin e 10 anëtarëve të bandës që ajo e cilësoi si ndër më të rrezikshmen në historinë e vendit.
“Hakmarrja për Drejtësi ka qenë kundërshtar i rreptë i shtetit sa herë në Shqipëri ka pasur një të tille, dhe mik i pushtetit sa herë ky ka kapur shtetin, siç ndodh në erën që mban erë të Edi Ramës.
Për publikun, një apel: mos u gënjeni se krimi i organizuar, meqë ka veshur kostum të shtrenjtë, nuk kthehet te rrugët e vjetra të terrorit! Siç thotë populli: ujku ndërron qimen, por nuk e harron zakonin! Edi Rama ka shfajësuar 10 anëtarë të bandës më të rrezikshme terroriste në historinë e vendit "Hakmarrja për Drejtësi", e cila ka mbi shpinë 17 akuza të renda.
Kjo organizatë kriminale, më e madhja në vend në vitet 1992-1996, është përgjegjëse për një sërë veprash kriminale për të cilat u dhanë edhe dënime të përjetshme”-tha zëdhënësja e Rithemelimit.
Lajmi kryesor:
'Vuloset' historia e ‘Hakmarrja për Drejtësi’ pas 27 vitesh, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e prokurorisë! Mbetet në fuqi vendimi i Apelit për pafajësi
B.V/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Veriu i Kosovës, a duhet që Kurti të pranojë kërkesat e SHBA-BE?
-
PO
68.1%
-
JO
24.7%
-
NUK E DI
7.3%
Vota total: 454
Lajme të tjera
-
Rama draft për Asociacionin, qeveria e Kosovës: Na duhet mbështetje, jo ndërmjetësues! Zv.kryeministri: Nuk kërkuam ndihmë, ka zero rëndësi
9 Qershor, 22:15
-
Akuzat për draftin e Asociacionit, Rama: Ata që shajnë, kanë frikë se mos humbasin armikun që u krijon kushtin që të sillen sikur janë në luftë
9 Qershor, 19:27
-
Drafti për Asociacionin, Rama: Nuk u konsultova me Kurtin se kemi shtete të ndryshme, pavarësisht se jemi vëllezër! Kosova është Amerikë, s'do ketë kurrë luftë
9 Qershor, 17:09
-
The Economist artikull për Bunk’Art: Një muze që përkujton një të kaluar të dhimbshme
9 Qershor, 11:53
-
Rama inspekton punimet në aksin Thumanë Kashar: Deri tani janë realizuar 40% e punimeve, përmbushen parametrat e sigurisë rrugore
9 Qershor, 11:48
-
BE-ja vlerëson draftin e propozuar nga Rama për Asociacionin: Tekst i shkruar me shumë seriozitet, ka një cilësi shumë të lartë
9 Qershor, 11:29
-
Rally Albania 2023, Rama: Promovon traditën më të mirë me kulinarinë fantastike dhe mrekullinë e rivierës sonë
9 Qershor, 08:16
-
Drafti i Ramës për Asociacionin në Kosovë, deputeti i PDK: Të prezantohej në mbledhjen e përbashkët të qeverive! Mos ta përdorin për patriotizma me shqiponjë
8 Qershor, 21:20
-
Mero Baze: Ata që 'vigjilojnë' ndaj Edi Ramës, për Kosovën
8 Qershor, 19:45
-
Opozita kundër draftit për Asociacionin! Berisha: Rama ‘vasal’ i Vuçiçit! Meta: Veprimet e njëanshme acarojnë më shumë! Vasili: Ta urrejmë këtë besprerë
8 Qershor, 19:42
-
Kompania 'Ryanair' do të operojë në aeroportin ‘Nënë Tereza’, Rama: Vulë që i vihet një vendi i cili kthehet në destinacion global
8 Qershor, 19:06
-
UT nderon me ‘doctor honoris causa” Federica Mogherinin! Kolegji i Evropës shpejt me kampus në Tiranë, Rama: E jashtëzakonshme, para disa viteve s’imagjinohej
8 Qershor, 17:56