Pas 90 ditësh errësirë, janë parë rrezet e para të diellit që kanë prekur stacionin Konkordia, 3220 metra mbi nivelin e detit mes akujve të kontinentit Antarktida.
Inxhinieri Italian Antonio Littorio Molise, që ndodhet në qendrën e hulumtimit të Agjencisë Europiane të Hapësirës, për një mision, ka dedikuar një përshëndetje të përzemërt "Mirë se vini sërish pas netëve të gjata, ku drita e rrezeve ngroh sërish zemrën time”.
Antarktida është një ndër shtatë kontinentet e botës, ndodhet në Polin e Jugut, dhe i vetmi pa popullatë njerëzore autoktone, ku ka disa baza ndërkombëtare për hulumtime shkencore. Antarktida ka një klimë të ftohtë dhe temperatura nën minus gradë celsius.
Kohët e fundit kontinenti ka pësuar një zvogëlim të vazhdueshëm të sipërfaqes së akujve për shkak të efektit serë.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com