120 pula të infektuara me Gripin e Shpendëve në Fier, shpendët groposen në 2 metra thellësi

FIER- Një fermë me 120 pula të infektuara me gripin e shpendëve është identifikuar në fshatin Adë të njësisë administrative Frakull. Më konkretisht bëhet fjalë për 70 pula, 14 kokë zogj deti, 16 rosa dhe 20 pata. Zona është dezinfektuar, por megjithatë Shërbimi veterinar bën thirrje për kujdes. Ndërkohë pulat janë groposur për të zhdukur përhapjen e infeksionit të gripit të shpendëve si dhe është dezinfektuar ambienti.

Gropa është 2 metra e thellë në territor që nuk përshkohet nga ujrat nëntokësor, ndërkohë që mësohet se janë marrë edhe 82 kampionë gjaku në shpendët e familjes dhe fermat mbarështrojnë shpendë.  Fatmirësisht nuk janë shfaqur shenja te njerëzit. Duhet theksuar se në mënyrë kategorike fermerët e kanë të ndaluar të nxjerrin shpendët në treg dhe në rast identifikimi merren masa.

 

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë