Shfaqet proçesionarja e pishës në pyjet e Elbasanit

/ATSH/ - Nga Administrata e Zonave të Mbrojtura në Qarkun e Elbasanit njoftohet se proçesionarja e pishës (Thaumetopoea pityocampa) është vërejtur në pyjet me pishë të zezë në vendin e quajtur "Përroi i Peshkut", pjesë e ekonomisë pyjore Rrajcë, që përfshihet në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë.
Konstatimi është bërë nga rangerat e këtij parku, të cilët rekomandojnë kryerjen e një pastrimi kimik apo mekanik gjatë sezonit të dimrit, kur larva dimëron në qeskat e thurrur enkas për të ruajtur temperaturë optimale për mbijetesën e tyre.
Larvat ushqehen me halat e pishës duke kryer skeletimin e drurit dhe si rezultat bëjnë ndalimin e rritjes dhe rrezikimin për tharjen e plotë të pishës. 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh