TIRANË - Projekti i Regjistrit Dixhital Noterial ose “e-Noteria” shënoi përurimin e radhës nga Kryeministri Berisha, një investim në fushën dixhitale.
Sistemi i Regjistrit Noterial Shqiptar është një financim i buxhetit të shtetit me vlerë rreth 35 milionë lekë, me anë të të cilit do të bëhet i mundur, regjistrimi i akteve dhe veprimeve noteriale, në një sistem qëndror dhe kombëtar.
RNSH do të jetë "online" 24 orë dhe në çdo moment, në të mund të kryhen veprime dhe të lexohen të dhëna.
Sistemi është në formën e arkivës dixhitale, ku secili pjesëmarrës do të ketë të drejta dhe nivelin e sigurisë përkatëse. Përdoruesit të tij do të jenë noterët; Dhoma e Noterisë, Ministria e Drejtësisë dhe institucione të tjerë, si inspektorate apo investigues, institucione tatimore; etj.
Kryeministri Berisha, që mori pjesë në përurimin e tij, tha në fjalën e tij përshëndetëse se “është e afërt dita kur qytetari, nga kompjuteri i tij mund të marrë të gjitha shërbimet dhe të realizojë të gjitha transaksionet. Ne po ecim në këtë rrugë të vendosur t’i krijojmë atij lehtësitë më maksimale.
Jam i bindur që këto sisteme janë një bazë e shkëlqyer, që drejtësia shqiptare të ndjekë me rimtet më të shpejta procesin teknologjik në këtë fushë.
Qeveria shqiptare”, përfundoi Berisha, “do bëjë gjithcka që katërvjeçari i ardhshëm të jetë “Mobile Albania”."
Redaksia Online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com