TIRANE - Hëna më e plotë dhe e shndritshme e vitit është mbrëmjen e sotme, në qiellin shqiptar.
Një event që e bën natën e nxehtë të gushtit më të shndritshme e më emblematike.
Sipas studiuesve të hapësirës, pamja e saj magjike u shfaq në cdo cep të globit .
Edhe në Tiranë , ajo është shfaqur shumë pranë me tokën.
Sot Hëna është shfaqur 12 % më e madhe dhe 30 % më e shndërritshme . Sipas NASA-s, fenomeni i “Superhënës” ndodh kur pika e saj i afrohet së tepërmi planetit të Tokës, për shkak të orbitës së saj eliptike.
Kjo është hera e dytë që ndodh si proces brenda këtij viti pas asaj të janarit 2014. Ky fenomen do të perseritet në vitin 2034 ndërsa duke nisur nga sot, shiu i meteoritëve ‘Preseida’ do të arrijë maksimumin, i ndjekur nga topat e zjarrtë.

Por po ashtu ka dhe një hënë të kundërt, që njihet si ‘Mikrohëna’, e cila ndodh në çastin kur orbita e saj i largohet në ekstrem tokës. Ka patur kaherë disa spekulime se me ardhjen e Superhënës dhe për shkak të tërheqjes gravitacionale të saj kjo e fundit mund të nxiste rritjen e aktiviteteve tektonike duke shkaktuar tërmete, ndodhi të cilat janë kundërshtuar nga komuniteti shkencor.

(Në foto, superhëna në qiellin e Tiranës) Foto të tjera

Redaksia Online
(e.c/a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Një event që e bën natën e nxehtë të gushtit më të shndritshme e më emblematike.
Sipas studiuesve të hapësirës, pamja e saj magjike u shfaq në cdo cep të globit .
Edhe në Tiranë , ajo është shfaqur shumë pranë me tokën. Sot Hëna është shfaqur 12 % më e madhe dhe 30 % më e shndërritshme . Sipas NASA-s, fenomeni i “Superhënës” ndodh kur pika e saj i afrohet së tepërmi planetit të Tokës, për shkak të orbitës së saj eliptike.

VIDEO