Njeriu që udhëheq bisedimet në Bruksel me palën e Kosovës, Ivica Daçiq, rishfaqi në Kosovë të njëjtën fytyrë të 15 viteve më parë. Njësoj. Si të mos ketë ndryshuar asgjë nga koha e Millosheviqit, dëshmoi se politika e Serbisë ka mbetur e njëtrajtshme në relacion me shqiptarët dhe Kosovën. Pa i bërë syri rrap dhe me moralin e hajdutit që të shikon drejt e në sy, kryeministri serb në Prishtinë e hoqi maskën që kishte në Bruksel, duke u treguar ai i moçmi. Se, siç e tha, as që ndihet fajtor për krimet që makineria e tij kishte bërë ndaj shqiptarëve.
Erdhi në Garaçanicë, kinse për të përcjellë premierën e një filmi, që ishte një justifikim, më shumë për institucionet e Kosovës, sesa për vetë kryeministrin serb. Edhe pse në Prishtinë u tha se Daçiq ka kërkuar leje për të ardhur, kjo nuk çon hiç peshë, në raport me deklaratat që i bëri në Kosovë.
Ai tha se kurrë nuk do ta njohë Kosovën dhe se nuk do të kërkojë falje për krimet që ushtarët, paraushtarakët, policët e xhandarët serbë i kanë bërë gjatë luftës në Kosovë.
Kryeministri serb më shumë u ndie i handikepuar pse ka pasur simbole shtetërore në ditën kur janë betuar kryetarët serbë, sesa për varrezën masive të shqiptarëve të betonizuar në “Kosmetput” të Rashkës.
Madje, duket se Daçiq ishte i nevrikosur në lidershipin kosovar, por edhe ata të Bashkimit Evropian, që ia kanë krijuar “infrastrukturën” Kerstimir Pantiqit që të mos betohet për kryetar, duke e çuar në zgjedhje Mitrovicën e Veriut.
Vizita e këtij njeriu, që është në listën e të propozuarve për Çmimin Nobel, nxori në pah disa polisemi në atë që është biseduar në Bruksel, por që kurrë nuk na u bë transparente.
Daçiq tha se në Bruksel me kryeministrin Hashim Thaçi qenkan marrë vesh që inaugurimi i komunave serbe të zhvillohet në mënyrë neutrale, pa simbole të shtetit të Kosovës. Nëse është e vërtetë kjo, atëherë Pantiq ka pasur të drejtë për të kundërshtuar betimin, ndërsa nëse nuk është e vërtetë, atëherë duhet që Qeveria e Kosovës të demantojë kryeministrin serb, duke thënë se ai është demagogu klasik, i cili vazhdon t’i keqinterpretojë deklaratat ose t’i interpretojë ashtu siç dëshiron vetë.
Këtu nuk ka mes, ose Daçiq nuk flet të vërtetën, ose ka diçka djallëzore që është fshehur qëllimisht nga bashkëbiseduesit e tij.
Kjo ardhje e kryeministrit serb në Kosovës ka nxjerrë edhe disa çështje për të cilat duhet të analizohen.
E para pse duhet të bisedohet me Serbinë për një çështje që epilogu është pa “happy end”, ose si në atë batutën për dramën monotone.
- A pat shfaqja happy end?. Po valla koleg.
- Të gjithë u gëzuan që u krye?
Daçiq tha se angazhimi në bisedime është kryesisht për të forcuar statusin e serbëve në Kosovë, ndërsa e ritheksoi se “deri në kurrë”, Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Atëherë pyetja e secilit shqiptar kishte me qenë, çka fiton Kosova në këto bisedime? Nga pjesa e parë e lojës doli një fitues, Serbia e cila mori statusin e vendit kandidat, ndërsa Kosova mbeti me gushat në gojë, me një MSA të vonuar, por pa liberalizim vizash dhe pa agjendë të definuar integruese.
Nëse gjithë kjo “hallakamë” është bërë për t’ia përmirësuar imazhin Serbisë, atëherë pas kësaj vizite të Daçiqit, mund të konsiderojmë se Ramush Haradinajt ka të drejt kur thotë, se ky dialog duhet të shteret, sepse procesi për Kosovën ka hyrë “llugave”.
Dhe se fundi nuk ia vlen të negociohet me një njeri që është i mbushur deri në hundë me urrejtje antishqiptare.
/Shqiptarja.com