Për shkak të rritjeve të shifrave me COVID-19 dhe konfirmimit të variantit të ri Britanik dhe atij të Afrikës së jugut, Franca ka vendosur masa të reja bllokuese për vendit. Nga e diela hyjnë në fuqi bllokimi dhe mbyllja e kufijve të Francës për vendet që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, përfshirë Shqipërinë.

Asnjë fluturim nuk do të kryhet në Francë nga vendet që nuk janë anëtare të BE-së. Prej ditësh autoritetet franceze po diskutonin për një mbyllje totale të 3-të për vendin, por duket se vendosën që kufijtë të mbyllen vetëm me vendet që nuk janë anëtare të BE-së. Kujtojmë se Franca është aktualisht në orë policore, ku lëvizja nuk lejohet pas orës 18:00, ndërsa dyqanet jo esenciale për jetesën janë të mbyllura dhe shumica vijojnë punën nga shtëpia.

Ky bllokim vjen në një kohë ku Franca vijon fushatën e vaksinimit, por me ritme të ngadalta. Gjatë 24 orëve të fundin në Francë janë regjistruar 22 858 raste te reja dhe 510 viktima nga COVID-19.

Po sot edhe Gjermania  ka mbyllur fluturimet me Britaninë, Afrikën e Jugut, Portugalinë, Brazilin dhe Irlandën për shkak të varianteve të reja të COVID.