Shfaqja erotike 'Reigen' ndez skenën e Teatrit Migjeni, mirëpritet nga publiku shkodran (VIDEO)

SHKODER - Në Teatrin “Migjeni” në Shkodër është vënë në skemë mbrëmjen e sotme drama “Reigen” (Rrethi) me regji të austriakut Alois Galle, shkruar nga autori Artur Shcnitzler. Shfaqja e kësaj vepre në teatrot e Vjenës dhe Berlinit 100 vjet më parë për shkak të skenave erotike, çoi në konflikt dhe trazira në salla deri në ndalimin e saj. Publiku shkodran e ka mirëpritur shfaqjen me duartrokitje. 

10 dialogët e shfaqjes, kanë qenë prej kohësh në mesin e kryeveprave të letërsisë botërore. Në këto 10 skena, vendosen përballë njëri-tjetrit prostituta dhe ushtari, ushtari dhe shërbëtorja, shërbëtorja dhe zotëria i ri, zotëria i ri dhe gruaja e re, gruaja e re dhe bashkëshorti i saj, bashkëshorti dhe vajza e ëmbël, vajza e ëmbël dhe poeti, poeti dhe aktorja, aktorja dhe konti, konti dhe prostituta e skenës së parë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Naimi: 15/09/2018 01:44

    Po qe shkodran te tana i ban.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë