Shfaqja “Kopshti i qershive” në Korçë, Mustafic: Njerëzit duhet t’i duam siç janë, me të mirat edhe të këqijat e tyre (VIDEO)

“Kopshti i qershive” është toka e fëmijërisë, e rrjedhës së ditës. Gjashtë gra për ta banuar atë, presin deri në fund. Por, “Kopshti i qershive”  (1904) i Anon Çehov është një botë e brishtë, e pasigurt, gati, gati prej qelqi, veçmas kur mbi të peshon shikimi i një grupi burrash që afrohen ngadalë, gati për sulmin e pashmangshëm. Të humbur në këtë çerdhe kujtimesh dhe pasionesh, regjisori Dino Mustafic sjell gratë që jetojnë një mijë ngjarje të vogla rreth një tragjedie të madhe familjare. Janë udhëtarë pa pasaporta, diva pa etapa, heronj tragjikë pa tragjedi, që qeshin shpesh, por gjithmonë mes lotëve. Kjo është shfaqja që këtë fundjavë pa dritën e skenës në Teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë, nën lojën e artistëve Ema Andrea, Gert Ferra, Zamira Kita,Ligoraq Riza,Guri Koco,Sotiraq Bratko, por dhe aktorët e rinj, si Kristian Koroveshi, Franc Bregu, Jozef Shiroka, Blerta Belliu, Paola Kodra dhe Lola Meta.

 “Kur një kulturë luan Çehovin është festë, është dëshmi se teatri vihet në mënyrë serioze, sepse është një klasik, që përgjigjet gjithmonë pyetjeve, kur kalojmë momentet dramatike. “Kopshti i Qershive” është vepra e fundit e Çehovit, të në cilën autori ka ndjerë ardhjen e kohërave të reja, edhe humbjen e vlerave të vjetra tradicionale. Ne jetojmë në një kohë, që kemi humb vlerat e vjetra edhe nuk e dimë se çfarë do të vijë. Kur punojmë Çehovin, kuptojmë se duhet të duam botën edhe njerëzit pavarësisht të mirave edhe të këqijave të tyre”, shprehet regjisori Dino Mustafic.

Edhe për aktoren Ema Andrean roli i protagonistes, ai i Ljubova Andreievna Ranevskaya-s, përpos ngarkesës ishte edhe një zbulim i madh.

“Është një shumëfishim emocionesh, përveç zbulesave që bën tek vetvetja. Besoj se është një Çehov i parë në këndvështrimin e ditëve të sotme. Qasja regjisoriale i flet në mënyrë direkte publikut, për atë që ne po përballemi çdo ditë, ku vlerat materiale marrin më shumë rëndësi se vlerat shpirtërore”, shprehet Andrea.

"Kopshti i Qershive” erdhi në skenë me muzikën e kompozuar nga Endri Sina. Koreografia e kësaj shfaqje është realizuar nga Gjergj Prevazi, ndërsa skenografia nga Dragutin Broz dhe kostumografia Katerina Zoto. “Kopshti i qershive” do të vijojë të prezantohet në Teatrin “Andon Zako Çajupi”.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori