Shfaqja teatrale nderon kontributin e 4 shkencëtareve që ‘u harruan’ nga Nobeli

Shfaqja teatrale nderon kontributin e 4 shkencëtareve që ‘u harruan’ nga Nobeli

Shfaqja ‘Forca e Fshehur’ me fokus në shkencëtaret në fizikë dhe historinë e Marietta Blau, Madame Wu, Mila Baldo Ceolin dhe Vera Cooper Rubin ilustrojnë mirë të ashtuquajturin" efekti Matilda",  tendencën për të mohuar kontributin e grave në shkencë.

 Vepra teatrore do të fokusohet përveçse në kontributin e këtyre grave në shkencë edhe në frymëzimin e brezit të ri të orientuar në shkencë ose të apasionuar në të. Ato janë katër, si katër forcat themelore të Natyrës (elektromagnetike, gravitacionale, të forta dhe të dobëta) dhe, metaforikisht, ato përfaqësojnë një forcë të pestë, atë femërore, shpesh të fshehur ose të panjohur.

Forca e Fshehur, shkencëtarët në Fizikë dhe Histori është vepra teatrale që rrëfen për 4 shkencëtare që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në fizikën e viteve '90 . Në fushat e tyre ata kanë qenë udhëheqës dhe me kërkimet e tyre ata kanë hapur kufij të rinj mbi të kuptuarit e Botës dhe Universit. Për këto zbulime kolegëve të tyre meshkuj u dekoruan me çmimin Nobeli, ndërsa ato jo, madje as nuk janë përmendur. Ngjarje të këtij lloji në qarqet shkencore njihen si "efekti Matilda" (nga Matilda Joslyn Gage, shkrimtare dhe aktiviste amerikane), e cila përshkruan tendencën për të mohuar kontributin e femrës në fushën shkencore: rezultati i punës kërkimore të një gruaje i atribuohet tërësisht ose pjesërisht një burri.

Asnjëra prej tyre nuk është e njohur për publikun e gjerë, megjithatë secila shkëlqeu me dritën e vet, duke lënë një gjurmë të ndritshme në sferën shkencore dhe njerëzore, një trashëgimi e pakrahasueshme për brezat e ardhshëm të fizikanëve.

"Projekti i shfaqjes, u hartua për t'u prezantuar në shkolla dhe universitete, synon të rrisë ndërgjegjësimin, si të publikut të gjerë ashtu edhe të komunitetit shkencor, për rolin vendimtar që shumë gra kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë në përparimin e fizikës. Me Këto gra, me punën e tyre kërkimore, të cilat kanë kontribuar në ndryshimin e historisë shkencore, politike dhe sociale dhe mund të jenë një frymëzim për brezat e rinj ”, shpjegon Anna Ceresole, drejtoreshë kërkimore e INFN, një nga krijuesit e La Forza Nascosta, së bashku me kolegët e tjerë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja