Aroma e temjanëve, tymi i parave të djegura Kineze dhe ofertat e shumta të ushqimit nëpër rrugët e Hong Kongut janë elementët dallues që shënojnë Festivalin e Fantazmave të Uritura në Kinë, që besohet se shënon hapjen e dyerve të ferrit dhe shpirtrat dërgohen në tokën e të gjallëve. Data e festivalit të përvitshëm shënon ditën e 15-të të muajit të shtatë sipas kalendarit hënor Kinez.
Ai ndiqet gjatë gjithë muajit, sidomos nga gjenerata e më të vjetërve dhe nga komuniteti i Xhiu Chow, të cilët gjurmojnë paraardhësit e tyre në provincën jugore të Guangdong. Skenat ku performojnë artistët dhe kërcimtarët janë të bëra me bambu të marra nga i gjithë vendi.
Një ndër pjestarët e grupit të përformuesve shprehet se muzika dhe kërcimet tradicionale që ata performojnë janë jo vetëm për njerëzit por dhe për fantazmat, pasi ata e dinë mbi organizimin e eventit dhe vijnë të shikojnë. Ndërsa një pjesë u ofrojnë fantazmave ushqime, para dhe argëtim për të patur paqe mendore dhe për të mbajtur larg shpirtrat e këqinj, disa të tjerë e konsiderojnë tabu të folurën mbi to.
Megjithatë, një grup të rinjsh e sfiduan këtë tabu duke realizuar një paradë mode “funerali”. Modelët me fytyrë të lyer në ngjyrë të bardhë dhe të veshur me kostume të inspiruar nga veshjet tradicionale kineze, me aksesorë dhe objekte tabu, si një pllakë altari. Shfaqja zgjati rreth 30 minuta dhe modelet performuan dhe aktruan duke i sjellë festivalit humor dhe argëtim.
Organizuesja e eventit Catherine Lui, u shpreh se qëllimi i saj ishte të përfshinte dhe të rinjtë në këtë ritual tradicional dhe t’a freskonin me aktivitete të reja.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com