Shfaqjet në teatro për këtë fundjavë, “Aladini” tek Teatri i Kukullave (VIDEO)

“Aladini” është muzikali për fëmijë, që prezantohet këtë fundjavë në Teatrin e Kukullave. Spektatorët e vegjël do të shijojnë ngjarjet që ndodhin në qytetin e shkretëtirës e do të bëhen pjesë e intrigave dhe dashurisë në tapete fluturues, bashkë me xhindin. Ngjyrat e shumta, dritat, efektet  do ta bëjnë edhe më të bukur këtë shfaqje për fëmijët, që kësaj here vjen, si muzikal. Intriganti Xhafar është në kërkim të llambës magjike, të cilën përveçse Aladinin, hajdutit zemërmirë, nuk mundet që ta marrë askush. Regjisori Endri Çela, pas shfaqjes “E bukura dhe bisha” sjell Aladinin për mesazhet që mbart, por edhe për ritmin.

“Kam zgjedhur Aladinin, sepse i flet realitetet. Unë jam i pasionuar pas muzikaleve. Është një muzikal që ka shumë dinamikë edhe mundet që të përfshihesh edhe fëmijët në shfaqje”, shprehet regjisori Endri Çela.

Në shfaqje në formën më të bukur, ndërthuren fjala, kënga dhe kërcimi, por një problem i madh për fëmijët është se shumë prej tyre në fundjavë nuk arrijnë që të sigurojnë bileta për shkak të numrit të limituar të vendeve, për ketë edhe regjisori shpreh keqardhjen e tij.

“Shfaqjet e fëmijëve duhet që të jepen edhe në teatrot e tjerë. Unë kam punuar rreth 14 shfaqje për fëmijë edhe  mendoj se duhet që të investojmë më shumë edhe për ta, sepse vetëm kështu ne fitojmë një publik. Ndërsa, kur shoh se publiku mbetet jashtë, mendoj se sa më shumë salla për fëmijë të ketë aq më mirë është”.

TKEKS për fëmijë do të sjellë të shtunën ora 10.30 dhe 11.30 shfaqjen  'Libri i paqes" dhe të dielën në po të njëjtat orare shfaqjen "Nata Magjike"'. Në teatrin e Metropolit prezantohet shfaqja “Njëlloj si ti” (11.00), ndërsa në orën 19.00 në kuadër të “Metrofest” prezantohet shfaqja “Kolltuku” me regji të Sonila Kapidanit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion