'Shfrenohen' shoferët në fundjavë, policia i ndëshkon! 8807 gjoba, 32 shoferë të arrestuar dhe 180 patenta të hequra

TIRANË- Policia Rrugore është treguar e pamëshirshme këtë fundjavë, duke mos toleruar asnjë shofer të papërgjegjshëm që nuk respekton rregullat e qarkullimit rrugor.

32 drejtues mjetesh të arrestuar, 180 leje drejtimi të pezulluara dhe 8807 gjoba.  Janë këto shifrat që vijnë nga Policia Rrugore për këtë fundjavë.

"Gjatë fundjavës, në të gjithë vendin janë arrestuar 32 drejtues mjetesh, nga të cilët 23 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 9 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.  Janë pezulluar 180 leje drejtimi, nga të cilat 139 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 41 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Gjithashtu janë vendosur 3682 masa administrative për shkelje që janë burim për përfshirje në ngjarje rrugore dhe 5125 masa administrative për parkime të gabuara dhe shkelje të tjera të parashikuara nga Kodi Rrugor, të ndara si më poshtë: 

1759 masa administrative për parakalime të gabuara.

1199 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

370 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe sjellje agresive në rrugë.

199 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit.

114 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse.

41 masa për shkelje të semaforit.

5125 masa administrative për parkime të gabuara dhe shkelje të tjera të parashikuara nga Kodi Rrugor", njofton Policia Rrugore.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Hasanaj: Në Shqipëri nuk do ketë më non-grata, pasi po vepron drejtësia! Qefalia: Të vijë Trump këtu dhe t'i japë dorë një partie, non-sens! Krijon hilaritet

Hasanaj: Në Shqipëri nuk do ketë më non-grata, pasi po vepron drejtësia! Qefalia: Të vijë Trump këtu dhe t'i japë dorë një partie, non-sens! Krijon hilaritet