Policia e Vlorës ka arrestuar sot në flagrancë 3 persona për "Shfrytëzim prostitucioni" dhe "Mbajtja e lokaleve për ushtrimin e prostitucionit".
Seksioni Kundër Trafiqeve të Paligjshme, gjatë një pune hetimore 2 mujore, finalizoi sot operacionin e koduar "TUTORI 3" duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të një çifti bashkëshortësh Eqerem dhe Ylmie Ibrahimi, përkatësisht 62 dhe 58 vjeç, si dhe të një 44 vjeçare me inicialet A.H, banuese në Vlorë.
Sipas policisë, Eqerem dhe Ylmie Ibrahimi, bashkëshortë me njëri-tjetrin, janë pronarë të lokalit "Sea" në lagjen "1 Maji" përballë vendit të quajtur "Ish-fabrika e llampave".
Në biznesin e tyre, ata kishin krijuar kushtet për ushtrimin e veprimtarisë së prostitucionit për qëllime përfitimi, duke shfrytëzuar shtetasen: A.H., për ushtrimin e prostitucionit kundrejt shumës së parave prej 3000 lekë (tre mijë lekë të rinj).
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com